LAJMI I FUNDIT:

Ofertë e rëndësishme për Kaçen

Ofertë e rëndësishme për Kaçen

Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Ergys Kaçe mund të bëhet me skuadër të re.

Ergys Kaçe dhe PAOK-u mund të ndahen sërish përkohësisht, pasi mesfushori duket se nuk është në planet e stafit teknik, ndërkohë që si lojtari, ashtu edhe klubi e shohin të arsyeshme që Kaçe duhet të luajë.


Në Greqi ka disa klube që interesohen për shërbimet e tij dhe së fundmi është Panionis që e do mesfushorin dhe i garanton rolin t titullarit.

Problemi qëndron te rroga e lartë e futbollistët raportojnë mediat greke, pasi Panionisi kërkon që një pjesë e pagës t’ia paguajë PAOK-u sërish.