LAJMI I FUNDIT:

OEMVP përmes projektit të USAID-it inicon një seri sesionesh informative

OEMVP përmes projektit të USAID-it inicon një seri sesionesh informative

Oda Ekonomike e Maqedonisë veriperëndimore (OEMVP) përmes projektit të USAID – Partneritetit për rregullore ligjore më të mirë inicon një seri sesionesh informative. Projekti i USAID – Partneritetit për rregullore ligjore më të mirë, mban një seri sesionesh informative me qëllim të informimit të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme për të drejtat dhe obligimet të cilat rrjedhin prej rregullativave ligjore, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në periudhën prej 22 mars deri me 7 qershor, Projekti do të organizojë 18 sesione informative në të gjithë vendin, duke u fokusuar në rajonet jashtë Shkupit. Të gjitha rajonet e planifikuara në vend do të jenë të mbuluara, ku në total prej 11 qyteteve do të përfshijë: Velesin, Kumanovën, Tetovën, Kavadarcin, Prilepin, Manastirin, Strugën, Ohrin, Strumicën, Shtipin, dhe Shkupin. Temat që do të diskutohen në këto sesione informative janë taksat dhe doganat, ligjin e mbrojtjes së mjedisit, marrëdhëniet e punës, sigurinë në punë si dhe ligji për sigurim shëndetësor.


Këto sesione gjithashtu kanë për qëllim mbledhjen e të dhënave të vlefshme, çështjet e të cilave janë më të rendësishme dhe më të vështira për ti permballuar ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Të dhënat e mbledhura do të përdoren për të zhvilluar aktivitetet e projektit Përshtatje – Për – Qëllim për përmirsimin e dialogut privat publik gjatë kohëzgjatjes së projektit.

Sesioni informativ i parë u mbajt më 22 Mars në Veles, kurse sot i dyti në Tetovë. Aktiviteti informativ sot ishte me temë: Të drejtat dhe obligimet të cilat rrjedhin nga politikat tatimore dhe doganore, dhe në pjesën e parë u diskutua për të drejtat dhe obligimet të cilat rrjedhin nga dispozitat ligjore në sferën e tatimeve.

Gjithashtu gjatë takimit u prezantuan rregullat dhe problematikat që kanë të bëjnë me tatimin e të ardhurave personale, tatimi në fitim, tatimi në burim, TVSH dhe tatimet e tjera. Pjesëmarrësit kishin mundësi të njihen me përcaktimet e sakta të bazës tatimore për llogaritjen e tatimit të të ardhurave personale, tatimi në fitim, tatimi në burim, TVSH dhe tatimet tjera, si dhe rastet kur bëhet pagesa me fokus të veçantë në gabimet e mundshme nga përvoja praktike, njofton AIM.

Në pjesën e dytë mbi të drejtat dhe obligimet të cilat rrjedhin nga dispozitat ligjore në sferën e doganave, u prezantuan procedurat doganore për import dhe eksport të produkteve të tekstilit dhe bujqësore, të drejtat dhe detyrimet e pjesëmarrësve në procedurat doganore, dokumentacioni i nevojshëm në procedurat doganore , dispozitat penale nga Ligji për drejtorinë doganore dhe ligji doganor, procedurat juridike në kryerjen e mbikëqyrjes doganore dhe kontrollit doganor brenda territorit doganor të shtetit e tjera.

Partnerët implementues të USAID-it për këtë projekt janë EPI CENTAR Internacional, në bashkepunim me Odën Ekonomike të Maqedonisë, TIK Odës Ekonomike – MASIT, dhe Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore.

Projekti financohet nga Qeveria e SH.B.A -ve me qëllimin për të mbështetur rritjen ekonomike duke lehtësuar presionin mbi NVM-të të shkaktuara nga ndryshimet e shpeshta të rregullave ligjore. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Lajme
Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Lajme
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori