LAJMI I FUNDIT:

Oda Ekonomike: Maqedonia të importojë pajisje të reja dhe jo të jetë deponi e printerëve dhe skenerëve të vjetër

Oda Ekonomike: Maqedonia të importojë pajisje të reja dhe jo të jetë deponi e printerëve dhe skenerëve të vjetër

Maqedonia të mos grumbullojë mbeturina elektronike, të konsumuara, veçmë skenerë të përdorur, printerë, fotokopjues, pajisje për arkivim dhe ndjekjen e dokumenteve, gjithashtu të përdorur, nga vendet e Evropës Perëndimore, por të importojë të reja, pajisje bashkëkohore që do të thotë mbrojtje e mjedisit të jetesës dhe kursim të energjisë, porosit Grupacioni i provajderëve të zgjidhjeve digjitale pranë Odës Ekonomike të Maqedonisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Grupacioni, i formuar javën e kaluar, sot në konferencë për shtyp kërkoi ndryshime të zgjidhjeve ligjore të cilat e rregullojnë këtë fushë në drejtim të zbatimit më kufizues dhe kontroll të makinave të vjetra.

“Në tregun e Maqedonisë ka furnizim dhe përdorim gjithnjë e më të madh të pajisjeve të vjetra, tashmë të hedhura në Evropë printerë, fotokopjues, pajisje multifunksionale dhe pajisje tjetër IT veçanërisht nga ana e institucioneve shtetërore, me çfarë vendi bëhet mbeturinë për pajisje të cilën Evropa e heq nga përdorimi. Rreth 70 për qind nga pajisjet e vjetra, pajisje elektronike e përdorur e cila importohet në Maqedoni, është për përdorimet e administratës. Kemi informacione se Ministria e Punëve të Brendshme tashmë ka shpallur tender për furnizimin e 600 makinave të vjetra që vetëm e konfirmon faktin se tek ne aspak nuk ekziston kriter për cilësi kur bëhet fjalë për pajisje elektronike të zyrave”, tha kryetari i Grupacionit Aleksandar Pajkovski.

Sipas tij, pajisja e cila është e vjetër dhe jashtë të gjitha eko standardeve, nuk mund dhe nuk duhet të gjejë vend në Maqedoni.

Zëvendëskryetari i Grupacionit Mirko Mariq veçanërisht u përqendrua në aspektin ekologjik.

“Duhet ta ngremë vetëdijen ekologjike, të ndalojmë t’i mbledhim tërë mbeturinat nga vendet e Evropës Perëndimore. Tani për tani kemi përgjigje pozitive lidhur me ndryshimet e rregullativës ligjore nga Ministria e Mjedisit të Jetesës. U bëjmë thirrje të gjitha kompanive të na bashkëngjiten në krijimin e kushteve më të mira gjatë përdorimit të pajisjeve bashkëkohore, të reja, zgjidhje të avancuara TI”, potencoi Mariq, njofton AIM.

Në Maqedoni tani për tani rreth 30 firma tentojnë dhe mundohen tregut t’ia imponojnë pajisjet e reja, bashkëkohore elektronike. Kundrejt tyre, theksoi Pajkovski, ka edhe të tillë të cilët ende merren me importimin, riparimin dhe lëshimin në qarkullim të fotokopjuesve të vjetër dhe pajisjeve të tjera elektronike nga vendet perëndimore. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Lajme
Kalo në kategori