LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM: Shkarkimi i Zvrlevskit është joligjor, Zaevi dëshiron prokuror partiak

OBRM-PDUKM: Shkarkimi i Zvrlevskit është joligjor, Zaevi dëshiron prokuror partiak

“LSDM-ja është bërë sinonim i kaosit, mosrespektimit të ligjit dhe paturpsisë. Procedura për shkarkimin e prokurorit publik Marko Zvrlevski të cilën filluan deputetët e LSDM-së dhe Talat Xhaferi në Kuvend është tërësisht joligjore. Këtë e vërtetoi edhe Komisioni për Antikorrupsion”, deklaroi sot në konferencë për shtyp Trajçe Dimkov nga radhët e OBRM-PDUKM-së, njofton Telegrafi Maqedoni.

“LSDM-së nuk i intereson ligji. Zoran Zaevit i shpejtohet. Gjithë opinioni e ka parë si kërkon ryshfet prej 100 mijë euro për Vicen. Për këtë arsye LSDM dëshiron sa më parë ta fillojë procedurën për zgjedhjen e prokurorit të ri. I cili do të jetë person që do ta dëgjojë Zaevin dhe do të mundohet që për të tretën herë ta shpëtojë, siç ishte bërë në rastet “Global” dhe “Puç””, theksoi mes tjerash Trajçe Dimkov.

Ai shtoi se mendimi i Komisionit për Antikorrupsion se nuk mund që në periudhë fushate të shkarkohet ose emërohet prokuror publik, është provë për diskutimin parimor të deputetëve të OBRM-PDUKM-së.

Dimkov në fund shtoi se LSDM-ja do të ballafaqohet me përgjegjësi politike dhe se në zgjedhjet lokale do të ndëshkohet nga qytetarët./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori