LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM: Në rastin e Super Kupës, nuk ka pasur problem real

OBRM-PDUKM: Në rastin e Super Kupës, nuk ka pasur problem real

OBRM-PDUKM-ja sot akuzoi qeverinë për populizën dhe politikë në rastin e mbajtjes së Super Kupes. Në këtë rasti sipas OBRM-PDUKM-së, nuk ka problem real, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Qeveria ”shpëton” mbajtjen e Super Kupës evropiane në Shkup
Lexo po ashtu Qeveria ”shpëton” mbajtjen e Super Kupës evropiane në Shkup

“Qeveria para 10 ditëve njoftoi se do të dështojë Super Kupa, pasi qeveria e kaluar nuk ka realizuar përgatitjet, se nuk ka investuar dhe se ata janë ballafaquar me shumë probleme. Fotografia që e publikoi qeveria, ku kërkoi edhe 15 milionë euro tjera për ndërtimin e një tribune të re, ishte e panevojshme dhe joreale”, tha Lluka Kërzhalovski, anëtar i Komitetit Ekzekutiv në OBMR-PDUKM.


Ai theksoi se pas dhjetë ditëve qeveria njoftoi se ka gjetur zgjidhje dhe se Super Kupa do të organizohet, duke realizuar populizëm dhe fituar pikë politike./Telegrafi/