LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM: LSDM-ja duhet ta pranojë vullnetin e popullit, nuk do ta lejojmë Deklaratën e Tiranës

OBRM-PDUKM: LSDM-ja duhet ta pranojë vullnetin e popullit, nuk do ta lejojmë Deklaratën e Tiranës

Kërste Jovanovski nga OBRM-PDUKM sot në një konferencë për shtyp porosit- LSDM-në të pranojë vullnetin e popullit dhe të ndalojë politikat anti-maqedonase dhe siç theksoi, të ndalojë të bëj tregti me interesat shtetërore dhe kombëtare vetëm për të ardhur në pushtet, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Të gjithë e kanë të qartë se udhëheqësia kriminela e LSDM-së, një ditë do të duhet të përgjigjet për veprat e tyre. Nga kjo nuk do të ikin me themelimin e qeveritë me bazë të Deklaratës së Tiranës. Zoran Zaev duhet të përgënjeshtrojë deklaratat e Edi Ramës, Ditmir Bushatit, Hashim Thaçit dhe Ziadin Selës, të cilët kanë dalë hapur kundër popullit maqedonas”, deklaroi Jovanovski.

Ai gjithashtu tha se Zaev duhet të kërkojë falje, përndryshe populli do t’ia kthejë shpinën./Telegrafi/