LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM-ja propozon ligj të ri për veprimatri mjekësore

OBRM-PDUKM-ja propozon ligj të ri për veprimatri mjekësore

Deputetët e OBRM-PDUKM-së do të dorëzojnë në Kuvendin e Maqedonisë një propozim-ligj për veprimtari mjekësore, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas Zoran Gjorgjievskit, propozimi duhej që të realizohet deri në fund të mandatit të qeverisjes së kaluar, por nuk ndodhi për shkak të situatës politike në vend.


Ai thotë se përfitimi më i madh nga ky propozim është vlerësimi i punës mjekësore, respektivisht përcaktimi i rrogës përmes një marrëveshje kolektive që do ta kishin mjekët e përgjithshëm dhe specialistët e shëndetit parësor, dytësor the terciarë.

OBRM-ja konsideron se me këtë ligj përmirësohet cilësia e kuandrit shëndetësor dhe shërbimeve mjekësore për qytetarët, si edhe pengon ikjen e kuadrove mjekësor./Telegrafi/