LAJMI I FUNDIT:

Objekti i ish-bibliotekës “Hivzi Sylejmani” do të kthehet në muze

Objekti i ish-bibliotekës “Hivzi Sylejmani” do të kthehet në muze

Kuvendi Komunal i Prishtinës të premten në mbledhjen e dytë ka marrë vendim për ridestinimin e objektit të ish bibliotekës “Hivzi Sylejmani”, me ç’rast ky objekt do të kthehet në muze/galeri/qendër edukativo arsimore Ibrahim Kodra, ku do të ekspozohen veprat e këtij autori të madh shqiptar.

Po ashtu, asambleistët i votuan edhe anëtarët e komisioneve aksionare për dy ndërmarrje publike: Hetem Kupina në ndërmarrjen “Trafiku Urban” dhe Egzona Podvorica në ndërmarrjen “Pastrimi”.


Ndër të tjera asambleistët e votuan plotësimin e rregullores për tarifa, ngarkesa dhe gjoba komunale, propozim-vendimin për hartimin e planit të hollësishëm rregullues të bllokut A 1 të lagjes Dodona, rregulloren mbi taksën administrative për dhënien e lejes së ndërtimit dhe tarifën për rregullimin e infrastrukturës, si dhe propozim-vendimin për fillimin e hartimit të Planit rregullues të hollësishëm për tërësinë urbane “B” të lagjes “Prishtina e Re-Zona Lindje”, thuhet në komunikatën për media të Zyrës së informimit pranë KK të Prishtinës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vuçiq për Kosovën: Vështirë për gjithçka, situata po bëhet gjithnjë e më e ndërlikuar

Vuçiq për Kosovën: Vështirë për gjithçka, situata po bëhet gjithnjë e më e ndërlikuar

Lajme
Diskutimi në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Bakoyannis: Kosova i ka përmbushur kërkesat për anëtarësim në KiE

Diskutimi në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Bakoyannis: Kosova i ka përmbushur kërkesat për anëtarësim në KiE

Lajme
Deputeti ukrainas mbështet anëtarësimin e Kosovës më KiE, e thotë në shqip: Kosova është Evropë

Deputeti ukrainas mbështet anëtarësimin e Kosovës më KiE, e thotë në shqip: Kosova është Evropë

Lajme
Deputetja spanjolle mbështet anëtarësimin e Kosovës në KiE, Ahedo: Anëtarësimi do të forconte të drejtat e njeriut

Deputetja spanjolle mbështet anëtarësimin e Kosovës në KiE, Ahedo: Anëtarësimi do të forconte të drejtat e njeriut

Lajme
Çfarë thuhet në aktakuzën e vitit 2021 ndaj të dyshuarit për vrasjen e gruas në Pejë?

Çfarë thuhet në aktakuzën e vitit 2021 ndaj të dyshuarit për vrasjen e gruas në Pejë?

Drejtësi
Sopjani: Pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit, Serbia e ka kuptuar që ata dronë që i posedojnë nuk janë të avancuar

Sopjani: Pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit, Serbia e ka kuptuar që ata dronë që i posedojnë nuk janë të avancuar

Siguri
Kalo në kategori