LAJMI I FUNDIT:

OBB Online Best Brands – Votimi per Clubs

OBB Online Best Brands – Votimi per Clubs

Online Best Brands (OBB) është një projekt i krijuar nga Agjensioni i Marketingut PEAK, ku ideja e këtij projekti ishte krijimi i një shërbimi të ri i cili do të lejon publikun në një mënyrë shumë të lehtë të votojnë brendin e tyre të preferuar

Secila kategori do të votohet njësoj nga data 20 deri më 30/31 të secilit muaj, ku vizitorët do të kenë mundësinë që brenda 10 ditëve të votojnë. Votimet bëhen në mënyrë elektronike ku të gjithë mund të hyjnë ueb faqe zyrtare Online Best Brands dhe të votojnë, votimi mund të gjindet në faqen zyrtare të OBB-së në Facebook.


Kategoritë e brendeve garuese u zgjodhën me një kujdes të veqantë duke i ndarë të gjitha brendet (markat) në bazë të rëndësisë se tyre në jetën tonë të përditshme. Votimet e OBB-së kanë filluar që nga muaji Mars.

Në kategorinë e brendeve të cilat kanë qenë pjesë e votimit kanë marrë pjesë: brendet e kafesë ku si brendi më i mirë u zgjodh (Antica Tostatura Triestine), në kategorinë brendi më i mirë i ujit u zgjodh MIROS, duke vazhduar kështu me përzgjedhjen e supermarketit më të mirë ku fitues doli Meridian Express.

Gjithashtu në kategorinë portali më i mirë në Kosovë, në mesin e 14 portaleve tjera mori pjesë edhe vetë Telegrafi ku edhe doli fitues i këtij sondazhi duke u zgjedhur kështu si portali më i mirë .

Mirëpo votimet e Online Best Brands nuk mbarojnë me kaq! Gara në mes të brendeve do të vazhdoj ku këtë herë OBB ka zgjedhur që ti jep mundësi publikut që të votojnë klubin e e tyre të preferuar të natës në Kosovë. Ky votim fillon nga data 20 Korrik, dhe do të zgjatë 10 ditë si të gjitha votimet tjera , dhe në fund pas mbledhjes reale të votave do të zgjedhet fituesi.

Interesimi për kët projekt të krijuar nga PEAK del të jetë mjaft i madh. Publiku po e shohin kët projekt si shumë argetues dhe po ju pëlqen ideja që atyre po ju ipet mundësia secilit që ti ndajnë preferencat e tyre per brendet më të mira me të tjerët.

Poashtu brendet të cilat kanë dalë fituese nga votimet e mëparshme kanë qenë shume të kënaqur me votimin dhe zgjedhjen reale që është bërë dhe kanë falenderuar OBB-n që po i rikujton edhe një herë këtyre brendeve se sa të dashur janë këto brende për publikun.

Pra vlerësimi i punës i së tyre i ka bërë këto brende të ndihen shumë mirë dhe ky ka qenë një motiv shtesë që të angazhohen dhe të punojnë edhe më fuqishëm.

Kur publiku është i kënaqur me punën dhe cilësinë e këtyre brendeve, vullneti dhe dëshira e tyre për të vazhduar me punën e mirë do të jetë gjithnjë e më i madh.

Në trend Teknologji

Më shumë
Si robotët po marrin përsipër punën e magazinës

Si robotët po marrin përsipër punën e magazinës

Teknologji
Zhvillohet gara e parë midis një aeroplani luftarak me pilot njerëzor dhe një tjetri të kontrolluar nga Al

Zhvillohet gara e parë midis një aeroplani luftarak me pilot njerëzor dhe një tjetri të kontrolluar nga Al

Teknologji
Google po investon 600 milionë euro në një qendër të re të dhënash në Holandë

Google po investon 600 milionë euro në një qendër të re të dhënash në Holandë

Teknologji
Veçoria e ardhshme e Google Maps ju dërgon në destinacionin e dëshiruar pa pasur nevojë për internet

Veçoria e ardhshme e Google Maps ju dërgon në destinacionin e dëshiruar pa pasur nevojë për internet

Teknologji
Google Translate tani përkthen edhe tekstet nga fotografitë

Google Translate tani përkthen edhe tekstet nga fotografitë

Teknologji
Microsoft kërkon 'individë të jashtëzakonshëm' për të punuar në qendrën e re me Al

Microsoft kërkon 'individë të jashtëzakonshëm' për të punuar në qendrën e re me Al

Teknologji
Kalo në kategori