LAJMI I FUNDIT:

Obama urdhëroi hetime për sulmet kibernetike gjatë zgjedhjeve presidenciale

Obama urdhëroi hetime për sulmet kibernetike gjatë zgjedhjeve presidenciale

Shtëpia e Bardhë thotë se presidenti amerikan, Barack Obama, ka urdhëruar hetime lidhur me sulmet kibernetike gjatë fushatës së fundit presidenciale, për të cilat Uashingtoni e fajëson Rusinë.

Obama i ka urdhëruar agjencitë e inteligjencës së Shteteve të Bashkuara të paraqesin një raport lidhur me këtë çështje, para se ai të largohet nga presidenca, më 20 janar të vitit të ardhshëm.


Donald Trump, pasardhës i presidentit Obama, ka shprehur dyshim se Rusia mund të ketë rol në sulmet kibernetike dhe gjatë fushatës e ka lavdëruar presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, shkruan Radio Evropa e Lirë.

Cak i sulmeve të hakerëve ishin Komiteti Kombëtar Demokratik në Shtetet e Bashkuara dhe një bashkëpunëtor kryesor i kandidates presidenciale demokrate, Hillary Clinton.

Qeveria e Shteteve të Bashkuara publikisht e ka akuzuar qeverinë ruse për involvim në sulmet kibernetike kundër zyrtarëve të Partisë Demokratike.

Lisa Monaco, këshilltare për siguri të brendshme e presidentit Obama, u tha mbrëmë vonë reporterëve se rezultatet e raportit do tu paraqiten edhe ligjvënësve dhe publikut.

Në trend Botë

Më shumë
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Azia
U hodh nga shkëmbi famëkeq në det, por britaniku gjykoi gabimisht: Videoja horror po përhapet në rrjetet sociale

U hodh nga shkëmbi famëkeq në det, por britaniku gjykoi gabimisht: Videoja horror po përhapet në rrjetet sociale

Evropa

"Mos e provokoni Iranin", paralajmëron zëdhënësi i Hezbollahut

Botë
Pse Irani po mundohet ta fshehë sulmin izraelit?

Pse Irani po mundohet ta fshehë sulmin izraelit?

Botë
Argjentina zyrtarisht kërkon t'i bashkohet NATO-s

Argjentina zyrtarisht kërkon t'i bashkohet NATO-s

Botë
Shpërthim në një bazë ushtarake irakiane që kishte lidhje me Iranin, SHBA-ja dhe Izraeli thonë se nuk e kryen sulmin

Shpërthim në një bazë ushtarake irakiane që kishte lidhje me Iranin, SHBA-ja dhe Izraeli thonë se nuk e kryen sulmin

Azia
Kalo në kategori