Nxënësit e Çiflikut në Sopishtë përballen me vështirësi në transportimin për në shkollë (Video)
Problemi me transportin i lë shpesh herë pa mësim nxënësit e shkollave të mesme të fshatit Çiflik në komunën e Sopishtës. Ky problem është paraqitur edhe sot për rreth 80 nxënës të këtij fshati. Njëri nga prindërit, Gafurr Jusufi, thotë se për shkak të festës fetare ortodokse, autobusi sot nuk ka ardhur t’i marrë nxënësit e këtij fshati por edhe të fshatit Sveta Petkë. Për këto arsye numri i madh i nxënësve ka mbetur pa mësim, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Edhe sot, edhe tjera herë festat kur kanë qenë, autobusi tek ne në 6, fëmijët kanë mbetur pa shkuar në shkollë. Në jemi detyruar si prind me i çuar disa në Sonjë, disa me i çuar në komunën e Sopishtës, për me e arrit 24-tën, apo 58-tën që shkon në Dobridoll. E tash në ora 6 e gjysmë atje ka autobus, ato kanë festë. Ato nuk mësojnë dhe nuk shkojnë nëpër punë, ne duhet të shkojmë. E tash nxënësit në ora 5 janë zgjuar sot, kanë prit autobusin, në fund ai nuk ka ardhur”, thotë për Tv Shenja, prindi Gafurr Jusufi.
Nxënësit thonë se e kanë pritur disa orë në mëngjes autobusin dhe më pas i kanë njoftuar prindërit.
“Sot në mëngjes jemi zgjuar në ora 5 e gjysmë, dhe autobusin e kemi në 5 e gjysmë. Është vonuar dy orë, ne e kemi pritur në rrugë. Edhe prindërit i kemi lajmëruar me dalë me na çuar në shkollë, se nuk kemi autobusë”, thotë njëri nga nxënësit.
Përveç problemit me transportin gjatë festave fetare, sipas banorëve të Çiflikut, nxënësit kanë problem edhe gjatë ditëve tjera, pasi linjat nuk u përshtaten me orët e mësimit. Profesori Ajrulla Jakupi thotë se nxënësit, por edhe vetë profesorët detyrohen të lënë orët.
“Mbi 80 nxënës të fshatit të cilët vizitojnë shkollat e mesme si gjimnazi, mjekësia, ekonomia dhe shumë shkolla tjera, por edhe studentët që dëshirojnë të rrinë pas orës 17:20, kushtet e transportit atë nuk u mundëson. Kjo për arsye se në fshatin tonë autobusi që vjen me numër 58/2, deri në fshatin Sveta Petkë si stacion të fundit, i detyron që prindërit të shkojnë te drejtoritë e shkollave dhe të kërkojnë që të lirohen nxënësit e shkollave të mesme, të mos e mbajnë orën e 7-të dhe të 8-të”, thotë profesori Ajrulla Jakupi.
Banorët e Çiflikut thonë se edhe pse ata kërkojnë që tu shtohen linjat, nga Transporti publik i Shkupit po bëjnë të kundërtën, duke shkurtuar linjat. Çiflikasit apelojnë tek Komuna e Sopishtës, ministria e Arsimit dhe deri te Transporti publik që t’i marrin parasysh kërkesat e tyre dhe të respektojnë ligjet dhe obligimet që nxënësit mos të ngelin pa mësim./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKomandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi
Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në Këshillin e Evropës
”Të lutem avokate le të del nga burgu, po du me u pajtu”, avokatja tregon se shumë gra tërhiqen nga denoncimi i dhunës
MPB: Serbia ka ndaluar sot 10 pjesëtarë të Policisë së Kosovës, pesë nuk janë liruar ende
Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Deputetët e shteteve që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE
Xavi e tepron me fjalët që ia ka thënë gjyqtarit pas eliminimit të Barcelonës nga Liga e Kampionëve
“Dashuria e madhe ndaj Edit ia mori jetën, vajzat e panë të gjakosur”, flet familjarja e gruas që u vra në Pejë nga bashkëshorti
Reagon më në fund Akil Gjakova
Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë
Avokati serb ironizon me presidentët serbë, tregon ku ikën ata kur Kosova shpalli pavarësinë dhe sot kur u votua për anëtarësim në KiE