LAJMI I FUNDIT:

Nxënësen e zë gjumi në orë të mësimit, arsimtari ia kafshon flokët për ta zgjuar (Foto/Video)

Nxënësen e zë gjumi në orë të mësimit, arsimtari ia kafshon flokët për ta zgjuar (Foto/Video)

Një video e pazakontë është shfaqur në internet në të cilin shihet një arsimtar duke ia kafshuar flokët një nxënëse, e cila për pak sa nuk kishte fjetur në orën e mësimit.

Incidenti i çuditshëm ndodhi gjatë vitit të kaluar, por publikimi i kësaj videoje ka ndodhur këto, transmeton Telegrafi.


Në video mund të shihet se si arsimtari ngadalë i afrohet nxënëses e cila kishte ulur kokën dhe për pak sa nuk kishte fjetur në klasë, dhe në një moment ia kafshon bishtin e flokëve duke e frikësuar tej mase.

Ende nuk dihet se ku ka ndodhur ky incident qesharak, por videoja 27 sekondëshe është shpërndarë në masë të madhe nëpër mediat sociale dhe ueb-faqet tjera.

Komentues të shumtë janë shprehur skeptikë lidhur me metodën e pazakontë të arsimtarit, për ta zgjuar nga gjumi nxënësen. /Telegrafi/