LAJMI I FUNDIT:

Nuk u mbijetoi plagëve nga shpërthimi i bombolës së gazit, vdes i riu nga Istogu

Nuk u mbijetoi plagëve nga shpërthimi i bombolës së gazit, vdes i riu nga Istogu

Si pasojë e plagëve të rënda nga shpërthimi i një bombole gazi, rast që ndodhi ditë më parë në Istog, ka ndërruar jetë Arben Alushaj.

Për vdekjen e Alushajt kanë njoftuar familjarët e tij përmes rrjeteve sociale, derisa bëhet e ditur që ai ishte transferuar në një spital të Austrisë për shërim, transmeton Klan Kosova.


Ditë më parë Policia e Kosovës njoftoi se është duke hetuar rastin e shpërthimit të bombolës, ngjarje e ndodhur në rrugën ”Dëshmorët Dervishaj”.

Nga ky aksident mbetën të lënduar dy persona me relacione familjare, Shkëlzen Alushaj dhe Arben Alushjan i cili tashmë ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të thella, transmeton Klan Kosova.