LAJMI I FUNDIT:

Nuk mundën të kurorëzojnë lidhjen e tyre, edhe pse i shkuan fare pranë – shkak, vëllai i nuses! (Foto)

Nuk mundën të kurorëzojnë lidhjen e tyre, edhe pse i shkuan fare pranë – shkak, vëllai i nuses! (Foto)

Tamam si Romeo dhe Zhuljeta, Brad Moss dhe Amy Bzura, dy të rinj amerikanë nga New York dashuroheshin çmendurisht, por nuk mundën të kurorëzojnë lidhjen e tyre, edhe pse i shkuan fare pranë.

Gjithçka ishte organizuar në mënyrën më perfekte dhe ndanin vetëm pak ditë nga momenti i madh.


Për të qenë të sigurt se gjithçka do shkonte mirë, pasi shpenzuan 325 mijë dollarë, prej tyre 125 mijë për unazat me gurë diamanti, Amy dhe Brad bënë një darkë provë, bashkë me familjet e tyre.

Gjatë darkës e cila ishte informale, vëllai i Amy, Adam, kishte kërkuar fjalën kundër mendimit të Robert, babait të dhëndrit të ardhshëm.

Ndonjë fjalë e tij, duket se nuk i pëlqeu Robert, i cili nisi të debatojë me vëllanë e nuses së ardhshme, duke e goditur në mënyrë të përsëritur me grushte në fytyrë.

U desh jo pak për arritjen e qetësisë, por siç raporton New York Post, debati i asaj mbrëmje çoi në anulimin e martesës mes Amy dhe Brad dhe ndërprerjen e lidhjes mes tyre.

Tashmë familja Bzura, siç shkruan noa.al, ka ndërmend të nisë një betejë ligjore kundër Moss, duke u kërkuar dëmshpërblim për shpenzimet e dasmës tejet të shtrenjtë.

Nga ana e saj familja Moss u shpreh e gatshme për të paguar vetëm shpenzimet për të ftuarit e dhëndrit.