LAJMI I FUNDIT:

Nuk i kthen mesazhet, gjykata i jep të drejt gruas për shkurorëzim

Nuk i kthen mesazhet, gjykata i jep të drejt gruas për shkurorëzim

Një grua në Tajvan është shkurorëzuar nga bashkëshorti i saj, pasi që i ky fundit i kishe lexuar mesazhet e saj dërguar në rrjetet sociale dhe nuk i kishte kthyer përgjigje.

Aplikacioni kishte treguar se bashkëshorti i saj i kishte hapur mesazhet, por i ka injoruar duke mos i shkruar prapa.


Gjyqtari  në gjykatën e çështjeve familjare të qarkut Hsinchu,  kishte vendosur këtë muaj në favor të gruas në kërkesën e saj për divorc, duke marrë për bazë dëshmie ‘tikun e kaltër’ një term që i referohet aktit të leximit, por  që nuk i  është përgjigjur mesazheve të dikujt, shkruan BBC.

Koncepti vjen nga aplikacionet e mediave sociale si WhatsApp dhe Line, të cilat përdorin njoftimet e tastit për të treguar kur dikush ka marrë dhe ka  lexuar mesazhin tuaj.