LAJMI I FUNDIT:

”Nuk kënaq cilësia e shërbimeve administrative në Maqedoni”

”Nuk kënaq cilësia e shërbimeve administrative në Maqedoni”

Qytetarët në Maqedoni në mënyrë gjysmake janë të kënaqur me nivelin e shërbimeve të ndryshme që ju ofrohen si tatimpagues në arsim, shëndetësi, gjyqësor.

Është interesante të theksohet se për dallim prej arsimit dhe shëndetësisë, ku me nga një të tretat qytetarët janë të kënaqur dhe të pakënaqur me cilësinë e shërbimeve, në politikat ekonomike që kanë të bëjnë direkt me përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve, dominon përqindja e të pakënaqurve në raport me ato që janë të kënaqur me rezultatet në këtë fushë.

Nga ana tjetër, anketa tregon se qytetarët janë më të kënaqur se sa të pakënaqur lidhur me shërbimet e gjyqësorit. Sipas analizës së Qendrës për Menaxhim me Ndryshime, të bazuar në anketën e qytetarëve, vetëm një e katërta e të anketuarve janë të kënaqur me shërbimet e administratës, ndërsa 36 për qind nuk janë të kënaqur.

“Afër një e katërta apo 24.9 për qind e qytetarëve pajtohen me deklaratën se cilësia e shërbimeve që i fitojnë nga administrata shtetërore dhe që paguhen në llogari të të hollave dhe tatimeve që ato i ndajnë për financimin e saj, gjegjësisht 8.4 për qind tërësisht pajtohen dhe 16.5 për qind pajtohen me më këtë. Nga ana tjetër, 35 për qind e qytetarëve nuk pajtohen me këtë, gjegjësisht 26.4 për qind nuk pajtohen dhe 9.3 për qind tërësisht nuk pajtohen me këtë. Gjithashtu, 28.6 për qind e qytetarëve as nuk pajtohen dhe as pajtohen, ndërsa 11 për qind refuzojnë të përgjigjen”, tregon anketa e realizuar në të gjitha rajonet e Maqedonisë.

Gjithashtu, vetëm rreth 30 për qind e qytetarëve të anketuar janë të kënaqur me cilësinë e shërbimeve në fushën e arsimit, shëndetësisë, politikave ekonomike dhe gjyqësorin. Kjo flet se pjesa më e madhe e të anketuarve ose nuk janë të kënaqur, ose janë indiferent, ose nuk kanë qëndrim lidhur me këto çështje. Është interesante të theksohet se, për dallim prej arsimit dhe shëndetësisë, ku me nga një të tretat e qytetarët janë të kënaqur dhe të pakënaqur me cilësinë e shërbimeve, në politikat ekonomike dominon përqindja e të pakënaqurve në raport me ato që janë të kënaqur me rezultatet në këtë fushë.

Nga ana tjetër, anketa tregon se qytetarët janë më të kënaqur se sat ë pakënaqur lidhur me shërbimet e gjyqësorit. 37.3 për qind e të anketuarve janë të kënaqur me cilësinë dhe politikat arsimore, ndërsa 32.2 për qind nuk janë të kënaqur me cilësinë e arsimit, të tjerët nuk kanë qëndrim për këtë çështje. Qytetarët me 37.3 për qind janë të kënaqur me cilësinë e mbrojtjes shëndetësore dhe përkujdesjen, ndërsa me 37.5 për qind janë të pakënaqur me mbrojtjen shëndetësore, të tjerat nuk kanë dhënë përgjigje. Janë interesante përgjigjet edhe lidhur me politikat e ndryshme ekonomike që në mënyrë të drejtpërdrejtë i ndiejnë qytetarët në xhepin e tyre. Anketa tregon se qytetarët me 35.9 për qind janë të kënaqur me politikat shtetërore në ekonomi, ndërsa me 40.6 për qind nuk janë të kënaqur me këto politika, të tjerët nuk kanë dhënë përgjigje në këtë pyetje.

Qytetarët në mënyrë gjysmake janë të kënaqur edhe me gjyqësorin. Lidhur me shërbimet që i fitojnë në këtë dikaster, 38.1 për qind e qytetarëve janë shprehur të kënaqur, ndërsa 28 për qind nuk janë të kënaqur me shërbimet e gjyqësorit. Analiza më tej thekson se qytetarët në mënyrë jo të barabartë i shfrytëzojnë shërbimet e ndryshme të institucioneve. “ Ajo çka sidomos brengos është e dhëna se pjesa më e madhe apo 41.6 për qind e qytetarëve, nuk pajtohen se të gjithë qytetarët kanë qasje të njëjtë deri tek shërbimet publike. Kjo sërish flet për drejtësinë selektive, që si duket bëhet praktikë e zakonshme në të gjitha sferat e veprimit shoqëror”, thonë autorët e kësaj analize (“Perceptimet dhe qëndrimet për administratën publike”) , profesori universitar i administratës publike, Dragan Gocevski dhe ekspertja tjetër e kësaj lëmie, Neda Maleska-Saçmaroska.

Nga ana tjetër, të pyetur se çka mendojnë për numrin prej 128 mijë personash të punësuar në administratën publike, pjesa më e madhe apo 60.3 për qind vlerësojnë se ky numër është shumë i madh dhe se ngarkon ekonominë e vendit, ndërsa 28 për qind vlerësojnë se nevojitet ulje e numrit të të punësuarve në administratën publike. Në ndërkohë, autorët e këtij studimi, theksojnë se qëndrimet dhe perceptimet e qytetarëve janë një indikator apo tregues i rëndësishëm për atë se si opinion më i gjerë e pranon dhe e përjeton administratën si dhe cilat janë drejtimet për avancimin e gjendjes në këtë sferë. Në këtë drejtim, është interesante të theksohet se qytetarët me 29.3 për qind vlerësojnë se të punësuarit në administratën shtetërore janë kompetent dhe profesional, ndërsa me 32.2 për qind nuk ndajnë këtë mendim.

E ngjashme është situata edhe lidhur me sjelljen në vendin e punës. Të anketuarit, me 29.7 për qind mendojnë se të punësuarit në administratë janë të sjellshëm, ndërsa 33.8 për qind nuk mendojnë se të punësuarit në administratë janë të sjellshëm. Në fund dhe jo më pak e rëndësishme, është mendimi dominues i qytetarëve se administrata në shtet, përkundër mangësive të caktuara në punën e saj, megjithatë çdo herë është e gatshme të ndihmojë qytetarët për të zgjidhur problemet dhe hallet e tyre. Këtë e dëshmon edhe anketa, sipas së cilës, 36.3 për qind e të punësuarve në administratën shtetërore dhe publike, i kuptojnë problemet dhe tregojnë interesim për të ndihmuar palët, ndërsa 27.8 për qind e qytetarëve të anketuar nuk e ndajnë një mendim të tillë.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Aktivisti i PSD-së i shkon në tavolinë deputetit të LVV-së: A po ju vjen marre që e pranuat

Aktivisti i PSD-së i shkon në tavolinë deputetit të LVV-së: A po ju vjen marre që e pranuat "Zajednicën", për Këshillin e Evropës...

Lajme
Vrasjet e fundit, ekspertët tregojnë lagjet më problematike të Prishtinës

Vrasjet e fundit, ekspertët tregojnë lagjet më problematike të Prishtinës

Siguri
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori