LAJMI I FUNDIT:

Nuk ka nevojë për ushtrime aerobike para atyre të forcës

Nuk ka nevojë për ushtrime aerobike para atyre të forcës

Harrojeni atë që e keni dëgjuar për radhitjen ideale të ushtrimeve. Një studim, i kryer nga hulumtuesit finlandez, zbulon se nuk ka rëndësi në qoftë se i bëni së pari ushtrimet aerobike dhe pastaj ushtrimet e forcës, sepse rezultatet afatgjatë do të jenë të njëjta.

Hulumtuesit theksojnë se radhitja e bërjes së ushtrimeve të caktuara është një çështje e zgjedhjes personale dhe se kjo nuk ndikon në rezultatet afatgjatë.

Studimi përfshiu 34 meshkuj të moshës 18-40 vjet. Ata u ndanë në dy grupe të cilat ushtruan në një periudhë prej 24 javësh, 2 deri 3 herë në javë.


Njëri grup së pari i bëri ushtrimet e forcës, dhe më pas ushtrimet aerobike, ndërsa grupi tjetër e kishte një radhitje të kundërt të kryerjes së ushtrimeve. Të dy grupet i kryen ushtrimet brenda një periudhe të barabartë kohore.

Në fund të studimit, rezultatet treguan se të gjithë pjesëmarrësit e përmirësuan kondicionin fizik dhe rritën përqindjen e masës muskulore, pavarësisht renditjes së kryerjes së ushtrimeve.

Dallimi kryesor në mes të ushtrimeve të forcës dhe ushtrimeve aerobike është se ushtrimet e forcës e rrisin masën muskulore, gjë që rezulton në rritjen e djegies së kalorive në gjendje të qetë.

Ushtrimet aerobike e përshpejtojnë djegien e kalorive dhe zvogëlimin e përqindjes së yndyrës në trup, por gjithashtu e rrisin performancën fizike dhe në mënyrë të konsiderueshme e përmirësojnë funksionimin e sistemit kardiovaskular. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Çfarë të vizitosh
Si të bësh para: Ç'ju mësuan prindërit e pasur fëmijëve të tyre?

Si të bësh para: Ç'ju mësuan prindërit e pasur fëmijëve të tyre?

Lifestyle
Rregullat e karmës që do t’jua ndryshojnë perspektivën për jetën

Rregullat e karmës që do t’jua ndryshojnë perspektivën për jetën

Këshilla Lifestyle
Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

A e dini se...
Ç’do të thotë nëse shihni shpesh numrin 6? Numerologjia shpjegon fenomenin

Ç’do të thotë nëse shihni shpesh numrin 6? Numerologjia shpjegon fenomenin

Astrologji
Sa sekonda duhet të zgjasë një puthje për një martesë të lumtur?

Sa sekonda duhet të zgjasë një puthje për një martesë të lumtur?

Lifestyle
Kalo në kategori