LAJMI I FUNDIT:

Nuk ka ndodhur kurrë ndonjëherë: Mungesë uji, mbyllen shatërvanët në Vatikan

Nuk ka ndodhur kurrë ndonjëherë: Mungesë uji, mbyllen shatërvanët në Vatikan

Peshën e thatësirës së zgjatur në Itali ka nisur ta ndiejë edhe Vatikani, që vendosi të mbyllë 100 shatërvanët e famshëm të tij, përfshirë dy kryeveprat e stilit barok në sheshin e Shën Pjetrit.

Vapa mbytëse pason një periudhë dyvjeçare reshjesh shiu nën mesataren, që ka detyruar autoritetet lokale të urdhërojnë masa për përdorimin e kufizuar të ujit në gati 20 komuna pranë kryeqytetit italian.

Është hera e parë që drejtuesit e banesës shpirtërore të 1.2 miliardë katolikëve të botës shtrëngohen të mbyllen shatërvanët, por më shumë kjo bëhet në shenjë solidariteti me Romën gjatë krizës së paprecedent.

“Për aq sa mbajmë mend ne, kjo është hera e parë që ndodh një gjë e tillë. Roma është e bekuar me ujë dhe ky rast përbën një përjashtim”, deklaroi Greg Burke, zëdhënës i Vatikanit.

Banorët janë befasuar edhe ata nga gjesti i selisë së shenjtë.

“Nuk ka ndodhur kurrë ndonjëherë. Kjo është hera e parë që mbyllen shatërvanët e Vatikanit”, thotë Cristina, banore e Romës.

Lëvizja, sipas Radio Vatikanit, është në një linjë me predikimet e Papa Françeskut mbi mjedisin.

Frikat e tij ekologjike, ati i shenjtë i parashtroi në një dokument kushtuar kësaj teme në 2015-n, ku denonconte praktikat e shpërdorimit dhe theksonte rëndësinë e ujit të pastër të pijshëm.

Thatësira e madhe ka goditur dy të tretat e tokave bujqësore në fqinjin e përtej Adriatikut, ndërsa kostoja e saj deri tani llogaritet diku tek 2 miliardë eurot.

Romës po i merret fryma pasi korriku solli 72% më pak shi se normalja dhe kjo pasoi një qershor me reshje 74% më të ulëta, ndërsa një tkurrje prej 56% e nivelit të shiut në kryeqendrën e Italisë ishte regjistruar edhe në mars, prill e maj. Kjo pranverë ka qenë e treta më e thata në Itali prej 6 dekadash. /kp/Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Organizata Botërore Meteorologjike: Ky është një alarm i kuq për botën

Organizata Botërore Meteorologjike: Ky është një alarm i kuq për botën

Botë
Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Amerika
Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Kroacia
Kalo në kategori