Zëvendësministri i Kulturës, Rexhep Hoti, ditë më parë ka qenë i ftuar në emisionin “Monitor” në RTK, ku komentuar Nismën e Presidentit Thaçi për Ushtrinë. Ai ka thënë se është hera e dytë që Presidenti Thaci e sjell në tryeze formimin e Ushtrisë. Sipas tij tani Kosova nuk duhet të humb më kohë.
“Është hera e dytë që Presidenti e sjell në tryezë formimin e ushtrisë, me të vërtetë rasti i parë ishte më i volitshëm sepse atëherë e kishim mbështetjen e komunitetit serb dhe në atë rast kemi mundur të shkojmë edhe me ndërrimin e emrit të Forcave të Armatosura të Kosovë. Ky është një gabim i pafalshëm por ne duhet të mësojmë nga gabimet, ishte çfarë ishte , e rëndësishme është që tani nuk duhet të humbim kohë” ka thënë Hoti.
Tutje ai tha se po të mos ishte nisma e Presidentit kjo çështje do të kishte fjetur ende dhe se politika duhet të mësoj dhe të mos i humb shanset.
“Po të mos ishte nisma e Presidentit kjo çështje do të kishte fjetur edhe më tutje. Presidenti nuk i takon më partive politike dhe pozicioni i tij është i veçantë në proceset e Kosovës. Politika duhet të mësoj që të mos i humb shanset e veta, ka tri vjet që i kemi humbur për sa i përket çështjes së Ushtrisë, dhe kjo humbje është e pallogaritshme dhe mund të ketë pasoja kombëtare”, theksoi Hoti.
Ndërsa sa i përket çështjes së financimit të ushtrisë, Hoti tha se kjo duhet të bëhet në përputhje me kapacitetet që ka shteti i Kosovës.
“Sa i përket çështjes se si duhet të financohet Ushtria e Kosovës është një cështje jashtëzakonisht e ndjeshme sidomos për partnerët tanë ndërkombëtarë. Financimi i Ushtrisë së pari duhet të jetë transparentë dhe duhet të jenë në përputhje më kapacitetet që i kemi ne si shoqëri dhe si shtet. Kapacitetet e FSK-së sot siq janë , është e mjaftueshme të komandoj një ushtri 8 000 deri në 10 000 trupa. Krahasuar me rajonin, FSK-ja është shumë më e avancuar” tha Hoti.
Krejt në fund Hoti tha se formimin e Ushtrisë nuk do ta ndalojnë as teket e ndonjë partie e as ato të Beogradit.
“ FSK-ja është multietnike dhe nuk ka forcë në Kosovë që do ta pengoj formimin e Ushtrisë qofshin ato teke të një partie politike, teke të Beogradit apo të dikujt tjetër” përfundoi Hoti.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën