LAJMI I FUNDIT:

Nuk e zuri kthesën, Ferrari përplaset dhe pëson dëme mbi 200 mijë euro (Video)

Nuk e zuri kthesën, Ferrari përplaset dhe pëson dëme mbi 200 mijë euro (Video)

Në Colorado të Shteteve të Bashkuara, një shofer i paemëruar e ka marrë me qira një Ferrari 458 Italia, që së bashku me shokë të bëjë disa xhiro në pjesën malore.

Mirëpo, 26-vjeçari e ka humbur kontrollin mbi super-makinën dhe është përplasur për mbrojtëset e rrugës, transmeton Telegrafi.


Për pasojë, veturës italiane i është dëmtuar rëndë pjesa e përparme, për riparimin e së cilës duhet të paguhen mbi 200 mijë euro.

Në videon e postuar më poshtë, para minutës së dytë mund të shihni ndeshjen, e cila pos dëmeve materiale nuk ka lënë ndonjë njeri të lënduar.

Sipas komenteve, duket se shoferi ka dashur ta frikësoi shoqëruesen që kishte anash, por nuk arriti ta kthen timonin në kohën e duhur. /Telegrafi/