LAJMI I FUNDIT:

NUK E DIMË ÇFARË PIMË: Rreziku që vjen nga konsumimi i pijeve energjike

NUK E DIMË ÇFARË PIMË: Rreziku që vjen nga konsumimi i pijeve energjike

Të rinjtë i pëlqejnë dhe i përdorin rregullisht pijet energjike. Problemi është se nuk e dimë çfarë pimë, sepse çdo pije energjike me ose pa gaz, në të vërtetë është në përzierje substancash të ndryshme mes aromatizuesish, ngjyruesish, vitaminash, sheqernash, ëmbëltuesish, por edhe të tjera akoma.

Por sado që autoritetet shëndetësore përpiqen të sensibilizojnë njerëzit, e sidomos të rinjtë që të mos i konsumojnë pijet energjike, sepse u bëjnë dëm, vazhdon të mbetet i paqartë fakti se shpesh është e vështirë të interpretosh përfundimet e nxjerra nga studimet e ndryshme se deri në ç’dozë mund të jetë e dëmshme një lloj molekule.

shutterstock_157240736-jpg-838x0_q67_crop-smart

Kjo e shpjegon edhe arsyen sesi ndonjëherë i njëjti përbërës shtesë cilësohet i padëmshëm në një vend dhe ndalohet në një vend tjetër.

Por cili është përfundimi i gjithë kësaj çështjeje?

Natyrisht, çorientimi i konsumatorit që nuk kupton asnjëherë sesi kaq shumë substanca cilësohen si të rrezikshme ose të padëmshme sipas atyre që i studiojnë.

Nëse nuk mund të hiqni dorë nga pijet energjike, atëherë kontrolloni me kujdes përbërjet e tyre dhe zgjidhni mes disa kategori pijesh që preferoni dhe konsumoni më pak.

967c805f52e911aa02711ab62fb9ceac

Ndoshta mund të jetë i vërtetë fakti që të japin fuqi, por “akuzohen” se nxisin tensionin e lartë, takikardi, dehidratim, mbipeshë dhe obezitet, pa përmendur pastaj efektet e dëmshme kur përzihen me alkoolin, gjë që e bën dehjen më të rrezikshme, për shkak se ndërgjegjja humbet ngadalë.

Në fakt, këto pije nuk përmbajnë elemente të dëmshme nëse konsumohen të vetme, por bëhen shumë të rrezikshme po të përzihen.

E keqja është se mania e të rinjve është të pinë pafund dhe shpeshherë i përziejnë ato me pije super alkoolike për të pasur një efekt bombë.

81320637

Në disa vende si Danimarka tregtimi i pijeve energjike në treg të lirë është i ndaluar. Në Norvegji këto pije mund të blihen vetëm në farmaci. Franca i ka lejuar vetëm së fundmi duke u vendosur sipër një etiketë ku shkruhet: “Të konsumohet rrallë, nuk u këshillohet grave shtatzëna dhe fëmijëve”. Britania e Madhe nuk ua rekomandon përdorimin e tyre grave shtatzëna, minorenëve dhe personave që vuajnë nga sëmundjet kardiovaskulare. Kanadaja këshillon se pijet energjike nuk duhen përzierë me alkool, sepse ky është rreziku i më i madh që mund të shkaktohet nga këto pije.

Sipas disa studimeve, konsumimi i tepruar i alkoolit i kombinuar me këto pijet energjike është i lidhur me rritjen e numrit të të shtruarve në urgjencë, për shkak të aksidenteve automobilistike dhe grindjeve pas humbjes së ndërgjegjes. /Telegrafi

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Ngritja e bilirubinës në gjak: Çfarë do të thotë dhe si ndihmohet?

Ngritja e bilirubinës në gjak: Çfarë do të thotë dhe si ndihmohet?

Shëndetësi
Kalo në kategori