LAJMI I FUNDIT:

Nuk dimë a ta urrejmë apo ta dashurojmë trendin e ri të rrobave të banjës

Nuk dimë a ta urrejmë apo ta dashurojmë trendin e ri të rrobave të banjës

Nuk ka shumë kuptim, por duket kaq bukur!

Kur bëhet fjalë për trendet e rrobave të banjës, zakonisht jemi sy e veshë (po, edhe në janar) për të marrë vesh trendet që janë in dhe ato që janë out për sezonin e ardhshëm. Mirëpo, trendi i fundit që ka nisur të pushtojë rrjetet sociale na ka lënë disi konfuze.

Kim Kardashian, Elena Perminova e të tjera yje të sukseshme kanë nisur të veshin bikini me… bëhuni gati… MËNGË!

Elena Perminova

Po, po, bikini me mëngë të gjata, ose në rastin e Kim, me mëngë të shkurtra dhe golf. Një çmenduri shkurtimisht.

Kim Kardashian

Por, le të jemi të qartë, këto lloj bikinish nuk kanë nisur të prodhohen tani, duke qenë se vajzat surf-iste i përdorin prej vitesh. Mirëpo, personazhet që po i reklamojnë së fundmi në rrjetet sociale, nuk janë ekzatësisht personalitete të sportit, gjë që do të thotë se bëhet fjalë për një trend të pastër mode.

Sarah Snyder

Letoya Luckett

Por, përtej problemeve si mungesa e nxirjes në pjesën e krahëve dhe fakti që tharja e mëngëve mund të dojë një përjetësi, një gjë nuk e mohojmë dot: këto bikini duken një mrekulli!

Gigi Hadid

Dhe nëse keni dëshirën më të vogël për ta provuar këtë trend, ndoshta do ishte më mirë për një nga ato ditët e freskëta në plazh, kur nuk ke ndërmend të çash detin me not, por të furnizosh Instagram-in me disa foto vërtet hot.