LAJMI I FUNDIT:

Nuhi Uka u sqaron mediave se pse u shpall i pafajshëm

Nuhi Uka u sqaron mediave se pse u shpall i pafajshëm

Ish gjyqtari i Gjykatës Komunale të Prishtinës, Nuhi Uka, ka dhënë një sqarim për mediat, të cilat sipas tij kanë dhënë informata të pasakta në lidhje me aktgjykimin e Gjykatës së Prizrenit, e cila e ka shpallur të pafajshëm për akuzat me të cilët ngarkohej.

Nuhi Uka me këtë rast jep këtë sqarim:


Në disa mediume është thënë se unë paskam shkaktuar dëm në vlerë prej 60 milionë Euro, si pasojë e kryerjes së veprës penale.

Lidhur me këtë, dua të sqaroj se Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur ndaj meje aktakuzën PPS.nr.253/09 të datës 19.07.2012, e ndryshuar me datë 22.01.2014, duke më akuzuar për kryerjen e veprës penale nxitja e një personi tjetër të nxjerrë vendime të kundërligjshme gjyqësore, nga neni 346 lidhur me nenin 24 të KP-së, me dyshimin se ua kam caktuar gjyqtarëve lëndët jashtë rendit.

Për këtë rast, sipas Aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Prizren, P.nr.272/13 të dt.09.09.2014, unë jam shpallur fajtor për kryerjen e veprës së ricilësuar si nxjerrje e kundërligjshme e vendimeve gjyqësore në bashkëkryerje, nga neni 346 lidhur me nenin 23 të KP-së, dhe jam dënuar me dënim burgim me kusht prej 2 vitesh, dënim i cili nuk do të ekzekutohej në qoftë se në periudhën prej dy vitesh nuk do të kryeja vepër tjetër penale.

Në arsyetimin e Aktgjykimit të cekur, në mes tjerash, theksohet se situata e krijuar nga Aktgjykimet e nxjerra nga ish-Gjyqtarët e Gjykatës Komunale në Prishtinë, nuk është definitive dhe veprimet e menjëhershme ligjore duhet të ndërmerren nga pala e dëmtuar.

Ndërsa, Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme të Kosovës, të gjitha rastet që ishin objekt i aktakuzës, me vendimet e datës 14.08.2008, ankesat e paraqitura nga pala e paditur, kundër aktgjykimeve të Gjykatës Komunale në Prishtinë, i ka pranuar si të afatshme, dhe lëndët gjenden në vendosje në këtë Dhomë, gjë që tregon se ende nuk ka vendim përfundimtar në mënyrë që të konkludohet për dëmin e supozuar prej 60 milionë eurove.

Me Aktgjykimin e Gjykatës së Apelit të Kosovës, në Prishtinë, PAKR.nr.158/15 të datës 05.04.2016, është ndryshuar Aktgjykimi i Gjykatës së shkallës së parë, i cekur më lartë, dhe unë jam shpallur I pafajshëm.

Në arsyetimin e aktgjykimit, mes tjerash, thuhet se Gjykata ka konstatuar se nuk ka prova të mjaftueshme për të provuar që unë kam dhënë kontribut apo kam ushtruar ndikim në nxjerrjen e vendimeve te kundërligjshme nga ana e ish-gjyqtarëve të Gjykatës Komunale në Prishtinë.

Sipas këtij aktgjykimi, edhe nëse ka pasur parregullsi lidhur me ndarjen e lëndëve në punë për gjyqtarët, çfarë nuk është vërtetuar, kjo nuk nënkupton automatikisht përgjegjësi penale timen për veprimet e gjyqtarëve tjerë, të cilët për më tepër, janë të pavarur në vendimmarrjen e tyre.

Gjykata po ashtu konkludoi se unë nuk jam fajtor për Nxitje të personit tjetër të nxjerrë vendime të kundërligjshme gjyqësore dhe as për nxjerrje të vendimit të kundërligjshëm.

Me Aktakuzën e Prokurorisë Themelore të EULEX-it, në Prizren, PP.nr.376/12 të dt.14.01.2013, unë jam akuzuar për kryerjen e veprës penale, Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar në bashkëkryerje, nga neni 422 par.1 dhe 6, lidhur me nenin 31 të KP-së, veprës penale Mashtrim në bashkëkryerje nga neni 261 par 2, lidhur me par. 1 lidhur me nenin 23 të KP-së dhe të veprës penale Krim i organizuar nga neni 273 par.1 dhe 2 të KP-së. Edhe kjo, për të njëjtën çështje, sikurse edhe në rastin e cekur më lartë, për dhënien e një lënde në punë një gjyqtareje të ish-Gjykatës Komunale në Prishtinë.

Gjykata Themelore në Prizren me dt.21.10.2016, shpalli aktgjykimin sipas së cilit unë jam shpallur I pafajshëm për veprat penale të lartpërmendura.

Në këtë çështje penale fjala ishte për nxjerrjen e një aktgjykimi në Gjykatën Komunale të Prishtinës, lidhur me njohjen e së drejtës së shfrytëzimit (e jo të pronësisë) të oborrit të shtëpisë në sipërfaqe prej 69 m2, e jo për “dallavere me prona” siç thuhet në disa mediume.

Gjykata në rastin e zbatimit të procedurës dhe nxjerrjes së Aktgjykimeve vepron duke zbatuar dispozitat ligjore dhe mbi bazën e provave, e jo mbi bazën e opinioneve dhe shkrimeve që në rastin konkret ishin të pavërteta dhe keqinformuese, e për më tepër kishin për qëllim dëmtimin e reputacionit tim.

Andaj, duke u bazuar në faktet e paraqitura në këtë sqarim, luten mediat që ta botojnë të njëjtin në mënyrë që opinioni të mos gjendet në lajthitje.

Në trend Lajme

Më shumë
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

Kronika e Zezë
Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Drejtësi
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori