0Shares

Ushtrimet fizike janë të mahnitshme për trupin, por kur qëllim kryesor e keni humbjen e peshës, atëherë pa dyshim se jeni duke menduar se cili aktivitet fizik djegë më së shumti kalori.

Mundësitë janë të mëdha se veçse e dini që për të humbur peshë duhet të djegin më shumë kalori sesa që konsumoni, prandaj, përveç që duhet ta ndryshoni mënyrën e ushqimit, provoni edhe këto aktivitete fizike që djegin më shumë kalori se çdo sport tjetër, transmeton Telegrafi.

Noti
Noti është aktivitet tejet i mirë sportiv, pasi që duhet të ‘luftoni’ kundër ujit. Gjatë notit, ju merrni deri në 14 për qind më shumë rezistencë sesa kur stërviteni në tokë, ndërsa ky fakt ju ndihmon t’i ndërtoni më shpejt muskujt dhe aq më shumë muskuj që keni, aq më shumë kalori jeni duke djegur.

Noti shërben edhe si ushtrim kardio, por pa djersë. Për 30 minuta not të lehtë ju mund t’i digjni deri në 266 kalori, varësisht nga pesha që keni.

Tabata
Taba është ushtrim me intervale të intensitetit të lartë dhe është sfidë e vërtetë për trupin tuaj. Ky ushtrim parasheh aktivitete të ndryshme sportive, siç janë sprintat (vrapimet e shpejta), ushtrimet ‘burpee’ dhe ushtrimet e alpinizmit në mal (mountain climbing).

Vrapimi
Vrapimi i rregullt është mënyrë e mirë për të djegur kalori dhe pasi që është aktivitet i lehtë, shumë fillestarë preferojnë këtë aktivitet. Varësisht se sa shpejt vraponi, 30 minuta vrapim mund të djegin deri në 400 kalori ose më shumë.

Kërcimi me litar
Kërcimi me litar është mënyra më e mirë për t’i kthyer kaloritë në energji. Pas së gjithash, ky aktivitet e bën zemrën të pompojë më shumë dhe djegë përafërsisht 400 kalori (ose më shumë) për 30 minuta. /Telegrafi/

Të Ngjajshme

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi. Ju lutem lexoni rregullat këtu.

Shfaq Komentet (0)