LAJMI I FUNDIT:

Norma bazë e interesit mbetet 1.75% në Rumani

Norma bazë e interesit mbetet 1.75% në Rumani

Banka Qendrore e Rumanisë e mbajti të pandryshuar normën e saj të interesit bazë, në një rekord të ulët prej 1.75%.

Socialdemokratët në pushtet njoftuan një rishikim të taksave në qershor të 2018-s, duke vendosur një taksë të sheshtë prej 16% mbi të ardhurat dhe fitimin, që ka tërhequr investime në ekonominë më të shpejtë, por më pak të zhvilluar të Bashkimit Europian.


Ndryshimet e planifikuara të qeverisë përfshijnë shkurtimin jo vetëm të një sërë taksash ekzistuese, por edhe të disa taksave të reja.

Masat tatimore janë dyfishuar nga premtimet për rritjen e pagave të sektorit publik, pagës minimale dhe pensioneve shtetërore.

Planet u publikuan pa konsultime paraprake ose pa një vlerësim të aseteve dhe prandaj monedha vendase, bonot dhe rezervat shënuan rënie në fund të qershorit. Nuk ishte ende e qartë nëse qeveria mund të ndryshojë taksat deri në vitin 2018.

Ndërkohë, ekonomia e Rumanisë shënoi rritjen më të shpejtë të BE-së në tremujorin e parë. Inflacioni rumun arriti në 0.6% në fund të majit.
Parashikimi i Bankës Qendrore për sa i përket inflacionit do të arrijë në 1.6% në fund të vitit, por rritja e pagave dhe kërkesa e fortë e brendshme do ta shtyjnë atë në 3.1% deri në fund të vitit 2018. Ajo synon inflacionin në 1.5-3.5% këtë vit dhe në vazhdim.

Tetë nga dhjetë analistët e anketuar nga Reuters presin që banka të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit deri në fund të vitit.
Banka qendrore ka sinjalizuar se ndryshimi në politikën monetare mund të vijë jo nëpërmjet kursit të saj kryesor, por duke ngushtuar hendekun midis normave të kreditimit dhe depozitave të saj, të cilat në nën tjetër, do të ndikojnë në normat ndërbankare.

Kombinimi i politikës fiskale të lirshme, rritja e pagave me dy shifra dhe rritja e përshpejtuar e kredisë, e shoqëruar me ndikimin e shkurtimeve të mëparshme të TVSH-së, do të ndikojë ndjeshëm në rritjen e inflacionit në muajt e ardhshëm. /Telegrafi/