LAJMI I FUNDIT:

Nokia mund të rikthehet fuqishëm në treg me modelin e ri 8?

Nokia mund të rikthehet fuqishëm në treg me modelin e ri 8?

Nokia mund të mos jetë në ditët më të suksesshme të saj, mirëpo nëse telefoni i tyre i ri do të duket kështu, gjërat mund të ndryshojnë për të mirë.

Sipas raporteve të fundit, Nokia 8 do të ketë një ekran AMOLED 2K të madhësisë 5.7 inç, RAM memorie prej 6GB, hapësirë ruajtëse prej 128GB dhe kamerën me 22.3 megapikselë.


Edhe pse sensori i gjurmëve të gishtërinjëve nuk është konfirmuar ende, nuk do të ishte e befasishme nëse do të integrohej drejt në ekran.

“Pajisja duket ngjashëm me telefonat e serisë Lumia, veçanërisht Lumia 950. Megjithatë, Nokia 8 duket se ka korniza më të ngushta dhe panel të xhamit që përfshin të dy pjesët anësore.

Për më shumë, altoparlantët e mëdhenjë në anën frontale na bëjnë të kuptojmë se Nokia dëshiron të sjell akustikë të specializuar.” – raporton Concept-Phones.