LAJMI I FUNDIT:

Nokia anashkalon modelin me 4GB për ta zëvendësuar me atë me 6GB RAM

Nokia anashkalon modelin me 4GB për ta zëvendësuar me atë me 6GB RAM

Kemi parë tre versione të ndryshme të Nokia 9 me 4GB, 6GB dhe 8GB RAM. Telefoni ishte certifikuar kohët e fundit nga FCC, por duket se komisioni mori një letër nga HMD, prodhuesi i telefonave Nokia në Android, duke u kërkuar atyre të transferonin lejet TA-1004 tek TA-T1012.

Me pak fjalë, duket se HMD vendosi kundër shitjes së versionit 4GB të telefonit kryesor Nokia, duke u fokusuar në modelin 6GB (dhe ndoshta 8GB).

Përvec RAM, çertifikatat e ndryshme dhe rezultatet e referencës kanë treguar se Nokia 9 do të ketë një ekran 5.3 “QHD, Snapdragon 835 dhe një kamera të dyfishtë 13MP.