LAJMI I FUNDIT:

Njoftim me rëndësi për transportuesit me sistemin TIR në Maqedoni

Njoftim me rëndësi për transportuesit me sistemin TIR në Maqedoni

Të gjithë automjetet transportuese që përdorin targën ndërkombëtare TIR, nga sot e tutje duhet që me vete të kenë edhe informacione elektronike paradeklaruese TIR-EPD, para se të arrijnë në doganat e Turqisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas njoftimit të AMERIT, kjo gjë vjen si rezultat i ndryshimit të ligjeve kombëtare turke dhe është e obligueshme për të gjithë transportuesit rrugor që udhëtojnë ose kalojnë tranzit nëpër Turqi.


Dorëzimi i paradeklaratës duhet të bëhet para se të arrihet në kufirin turk, në të kundërtën, të gjithë ata transportues që do të arrijnë dhe nuk e kanë kryer këtë obligim paraprakisht, atëherë do të gjobiten.

Siz Maqedonia komunikacion – AMERIT është garantuesi kombëtar i TIR sistemit në Maqedoni dhe njofton transportuesit e vendit se TIR-EPD bëhet falas. Për të dhëna të hollësishme, shoferët të paraqiten në numrin 02 3298 967, lokal 106 dhe 108.

Përndryshe me TIR-EPD aplikacionin mund të dërgohen informacione në Austri, Afganistan, Bjellorusi, Belgjikë, Bosnjë e Hercegovinë, Bullgari, Kroaci, Çeki, Estoni, Finlandë, Francë, Gjeorgji, Gjermani, Greqi, Hungari, Iran, Itali, Kazakistan, Kirgistan, Lituani, Letoni, Maqedoni, Molldavi, Holandë, Poloni, Rumani, Rusi, Serbi, Sllovaki, Slloveni, Turqi, Ukrainë, Uzbekistan./Telegrafi/