LAJMI I FUNDIT:

Njihuni me tifozin që i ka 211 fanella të kombëtareve në botë – Dhurata dhe blerje deri në 300 euro për ta kompletuar koleksionin (Foto)

Njihuni me tifozin që i ka 211 fanella të kombëtareve në botë – Dhurata dhe blerje deri në 300 euro për ta kompletuar koleksionin (Foto)

Fanellat e futbollit i janë bërë opsesionin një djaloshi të quajtur Joe Johnston, i cili nga 400 fanella dhe 211 prej tyre të të gjitha kombëtareve në botë.

Ai ka arritur të tubojë hiq më pak se 211 fanella të kombëtareve të futbollit anembanë botës.


“Më pëlqen ajo e Taxhikistanit, është e zezë me të kaltër elektrike dhe neon të gjelbër. Nëse do të kishte fanellë më të bukur, pa dyshim që do të ishte kjo”.

Përpjeka për të tubuar prej të gjitha fanellave nga një u mbyll me bluzën e 400 të koleksionit të Johnstonit.

Koleksionisti i njohur si Joe Johnston

Ai që nga viti 2010, e ka filluar këtë koleksion për të tubuar 211 fanella aq sa ka FIFA anëtarë.

Ai të hënë e përfundoi këtë mrekulli, duke e marrë edhe fanellën e Kombëtares së Madagaskarit.

Ky opsesion filloi kur Johnston e bleu fanellën e parë që ishte e kombëtares sllovene.  Çdo fanellë e tij e ka një histori në vetë, transmeton Telegrafi.

Ai shpjegon disa me të veçantat e koleksionit të tij prej shumë fanellash tashmë. Fanella e Republikës së Kongos është një nga to.

“Kontaktova me një lojtar të Wolves i njohur si Prince Oniangue, që ishte kapiten i Kongos”.

Fanella e Kongos e ardhur me postë

“I kam shkruar në facebook disa herë për vite të tëra, por nuk kishte përgjigje. Kur një ditë në derë vjen një postë me fanellën e tij dhe një mesazh të bukur që më uronte fat për ta kompletuar koleksionin”.

“Ishte fanella e tij që luajti në Kupën e Kombeve të Afrikës në vitin 2015. Kur e mora pakon dhe e pash, fillova vallëzimin”, thotë Johnston.

Pastaj fanella e Eritres që erdhi me një futbollist refugjatë që kishte ikur nga tubimi me kombëtaren, shkruan Inews, transmeton Telegrafi.

“Fanella e Eritres me ka kushtuar 300 euro. Lojtarët e kësaj kombëtareje ikin sa herë që luajnë jashtë shtëpisë. Kësaj radhe ishin në Uganda. Shumica kërkuan azil dhe erdhën në Evropën Lindore, nga aty njëri ka ardhur në Holandë. E mora nga ai djalë që ishte në Holandë”, vazhdon rrëfimin koleksionisti.

Fanella e futbollistit refugjatë

Histori të bukur ka edhe me fanellën e Azerbaixhainit që është në nënshkruar edhe nga Papa. Po ashtu edhe ajo e Malavit dhe e Anglisë.

“Nuk më intereson se çfarë feje ose ngjyre të racës kanë, çdo shtet i botës dëshiron të luajë futboll”.

Fanella me nënshkrimin e Papës

“Nga Afganistani te Koreja e Jugut e deri në SHBA, është pjesë e identiteti të tyre”, përfundon Johnson.

Natyrisht që në koleksion janë edhe fanellat e Kosovës dhe Shqipërisë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

Premier League
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Phil Foden shpjegon pse Bellingham është një ‘dhuratë nga Zoti’ për Anglinë

Phil Foden shpjegon pse Bellingham është një ‘dhuratë nga Zoti’ për Anglinë

Ndërkombëtare
Refuzohet kërkesa e Prokurorisë, Akil Gjakova lirohet nga paraburgimi

Refuzohet kërkesa e Prokurorisë, Akil Gjakova lirohet nga paraburgimi

Xhudo
Ancelotti theu protokollin e UEFA-s pasi eliminoi Manchester Cityn nga Liga e Kampionëve

Ancelotti theu protokollin e UEFA-s pasi eliminoi Manchester Cityn nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori