LAJMI I FUNDIT:

Njihuni me shoferen e parë shqiptare të autobusave në Skandinavi (Foto)

Njihuni me shoferen e parë shqiptare të autobusave në Skandinavi (Foto)

Nuk ka dyshim se vozitja përveç se është nevojë e njeriut, ajo gjithnjë e më shumë është duke u shndërruar në pasion të njeriut. Të drejtosh veturë apo mjete të vogla është e zakonshme, por interesante është kur drejton mjete të mëdhaja, siç është autobusi, 13-20 metër, por ka diçka që është edhe më kurioze, kur gruaja e drejton atë. Ndoshta askujt nuk ia merr mendja se ajo është shqiptare. Luljeta Loku është gruaja 50 vjeçare nga Tetova që vepron dhe jeton në Kopenhagë të Danimarkës, e cila është shoferja e parë shqiptare e autobusave. Ajo nuk është vetëm vozitësja e parë e autobusave në Danimarkë, por në tërë Skandinavinë.

Zonja Luljeta vendosi që ta sfidojë vetëveten dhe kjo nuk e pengoi që çdo ditë të mëngjesit të qëndrojë për gjashtë vite me radhë para timonit, në kohë të caktuar, pa asnjë aksident të shkaktuar dhe e koncentruar maksimalisht.


Ajo rrëfimin e saj për Telegrafi Maqedoni e fillon me fjalët se, habiten njerëzit kur e kuptojnë se është shoferja e parë shqiptare për autobusa. Ajo tregon se tani edhe në jetën private nuk dëshiron të vozit shumë veturën dhe se më të lehtë e ka të drejtojë një autobus se sa një veturë.

‘Unë jam femra e parë shqiptare shofere e autobusave në shtetet Skandinave. Në fillim burri ka qenë shofer i autobusit, edhe atë në linjat e qytetit të Kopenhagës, gjegjësisht ato lokale. Duke marrë parasysh burri karakterin tim, ai çdoherë e kishte qëllimin ku të jetë vetë ai, të jem edhe unë. Para se të bëhem shofere e autobusit, punoja si pastruese dhe në Shtëpinë e kujdesit për pleq. Bashkëshorti çdoherë më thoshte ecë edhe më ndjek mua, nuk është aspak e vështirë të drejtosh autobus. Por unë në fillim kisha drojë, të drejtosh veturë është e zakonshme, por objekti 13 metre deri 20 metre siç është autobusi, ishte vërtetë e vështirë, por me mbështetjen e tij, u regjistrova në një kompani për të marrë lejen e vozitjes për autobus dhe kështu dalë-ngadalë frika sikurse filloi të zbehet tek unë’.

Ajo thotë se nuk e ka pasur vështirë të fillojë punën si shofere pavarësisht paragjykimeve se vozitja e autobusave është vetëm për burra, ajo me gjithë respektin për ata, e theu këtë tabu.

Zonja Luljeta tregon për Telegrafin një rast interesant për gjashtë vite sa ka qenë vozitëse e autobusave. Për fatin e saj të mirë, nuk ka ndodhur ndonjë aksident por vetëm se e ka ngatërruar linjën dhe ky ka qenë ndoshta rasti i parë i saj që e ka bërë të ndjehet me siklet sepse sipas saj, karakteri perfeksionist nuk ia lejonte që të jep imazhin e keq të një shqiptari, edhe pse kjo nuk ka përbërë ndonjë problem.

‘Gjatë detyrës sime si shofere, nuk ka ndodhur ndonjë aksident apo rast i vështirë, përveç se e kam ndërruar linjën. Edhe të them të drejtën, nuk e kam vërejt, por më pas udhëtarët dhe Qendra e stacionit ma kanë kumtuar se jam futur në linjë të gabuar. Fatmirësisht nuk ndodhi ndonjë ndeshje me autobusët tjerë, sepse çdo gabim i vogël në një komunikacion siç e ka Kopenhaga, paguhet shtrenjtë ngase trafiku është tepërt i ngarkuar dhe përgatitja psikologjike është më se e nevojshme. Besoni, veçantia e këtij profesioni nuk është se vetëm burrat mund të jenë drejtues të autobusave, as edhe e femrave por tek kujdesi, koncentrimi dhe përgatitja psikologjike e personit, sepse i merr në qafë dhjetëra njerëz dhe për këtë profesion janë shumë tetë оrë në ditë. Mirëpo udhëtarët më
mirëkuptuan dhe e kalova më lehtë stresin’, shprehet Luljeta për Telegrafin.

Karriera e saj filloi në vitin 1999 por fatkeqësisht thotë ajo, sëmundja e boshtit kurrizor e rëndoi punën e saj të çdoditshme. Në vitin 2005 ajo filloi të ankohet nga dhimbja e shpinës. Këtu, ajo duheshte ta bëjë braktisjen e parë nga autobusi dhe filloi me terapi. Mjeku ia ndërpreu shkuarjen në punë për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore dhe u detyrua të del në para pension. Ajo tani ndjehet shumë keq dhe e zbrazur sepse i mungon shumë ulja në autobus si shofere.

‘Profesioni i shoferit, sidomos të jesh shofere e autobusit është pak sa i çuditshëm. Qëndron tërë kohën ulur dhe e përqendruar tepër. Nuk them se tek gjendja ime shëndetësore ka ndikuar puna e autobusit ulur, por me siguri e ka ndihmuar dhimbjen dhe kështu u detyrova ta braktisë punën që e punoja me pasion’.

Zonja Luljeta edhe pse është para pensionimit, ajo nuk ndalet këtu. Boshllëkun e saj e përmbushi vajza e saj e madhe, e cila poashtu insistoi që edhe ajo të jetë një shofere e autobusave por një shkallë më lartë.

‘Unë nuk jam penduar asnjëherë për punën që e kam bërë. Ishin vetëm gjashtë vite, e kuptoj se shkurtë, por kjo është jeta. Nëse gjendja ime shëndetësore përmirësohet, unë do t’i rikthehem autobusit dhe për këtë nuk ma mbush mendjen askush sepse vërtetë shumë sfidë dhe aventurë e mirë ishte. Tani ndjehem e kënaqur se edhe vajza ime e madhe është shofere autobusash dhe kjo sadopak e zbutë atë mungesë se unë ndoshta nuk do të jem më para timonit’.

Ajo u bën thirrje të gjitha grave shqiptare që të marrin përgjegjësi në avancimin e vetëvetes dhe gjeneratave më pas. Duke filluar nga edukimi, shkollimi dhe të mos paragjykojnë asnjë punë se nuk mund t’ia dalin. Çdokush që ka vullnet dhe pasion për diçka, e bën pa asnjë problem. Edhe pse sprovat mund të jenë pengesë gjatë rrugëtimit në atë profesion, por janë vështirësi që e kalitin atë. Ajo thotë me qeshje, se burrave nuk ua fali suksesin në asnjë sferë, pavarësisht se dikush mund të na paragjykojë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Kalo në kategori