LAJMI I FUNDIT:

Njihuni me koleksionin luksoz të veturave të Donald Trump (Foto)

Njihuni me koleksionin luksoz të veturave të Donald Trump (Foto)

Çdo president i ri i SHBA-së ka vëmendje të madhe mediatike sa i përket jetës së tyre private, por ndoshta askush më shumë se Donald Trump.

Dhe një pjesë e arsyes së kësaj është pasuria e Trump, e cila në vitin 2015, ai vetë ka thënë, është rreth 10 miliardë dollarë.

Megjithatë, sipas hetimit të fundit të Forbes tregon se pasuria e Trump ka rënie së bashku me vlerën e shitjes me pakicë të zyrave të tij dhe pronat e tjera, e besohet se ai tani ka pasuri rreth 3.7 miliardë dollarë.

Nga ndërtesat, apartamentet e hotelet e deri te jahtet e avionët me prirje nga ari, ai duket qartë se di se si t’i shpenzoj paratë e tij.

Megjithatë një nga mënyrat më të preferuara të tij për të shpenzuar paratë është koleksioni mbresëlënës i makinave të shtrenjta, përcjell bw.

Thisisinsider ka shikuar dhe ka zgjedhur disa nga veturat më të mira që Presidenti i ka në pronësi, apo i ka pasur.

Nga klasikët e deri te veturat sportive, këto janë disa nga veturat që Trump ka në pronësi:

Rolls-Royce Silver Cloud – Mund të shitet nga 20 deri 90 mijë dollarë

Lamborghini Diablo – Rreth 460 mijë dollarë
Mercedes-Benz SLR McLaren

Cadillac Allante

Tesla Roadster
24 Karat Gold Chopper