LAJMI I FUNDIT:

Njihuni me heroinën nga Mançesteri e cila i shpëtoi 50 fëmijë (Foto)

Njihuni me heroinën nga Mançesteri e cila i shpëtoi 50 fëmijë (Foto)
-->

Pola Robinson 48-vjeçe, ishte gjendur në stacionin e trenit jo larg nga vendi ku është mbajtur koncerti. Ajo ishte me burrin në momentin kur shpërtheu bomba artizanale mbi qindra adoleshentë, që kishin shkuar për ta ndjekur për së afërmi këngëtaren e tyre të preferuar Ariana Grande.

Në shpërthimin në Manchester Arena kanë humbur jetën 22 persona në mesin e tyre edhe fëmijë, si dhe janë plagosur 59 persona tjerë. Ndërkaq, policia beson se edhe vetë sulmuesi e ka pësuar në këtë shpërthim, transmeton Telegrafi.

Robinson ka pranuar se kishte filluar të vrapojë sapo që kishte dëgjuar shpërthimin, duke u bërë thirrje adoleshentëve të shokuar që të vrapojnë pas saj. Ajo i kishte strehuar në një hotel, kurse numrin e saj të telefonit e kishte shpërndarë nëpër rrjetet sociale, me qëllim që prindërit e brengosur ta kontaktojnë.

Shteti Islamik merr përgjegjësinë për sulmin në Mançester (Foto)
Lexo po ashtu Shteti Islamik merr përgjegjësinë për sulmin në Mançester (Foto)

“Prindërit në mënyrë të përkryer kanë filluar kërkimin e fëmijëve të tyre. Rreth 50 fëmijë janë me mua dhe po presim që t’i marrin prindërit. Ata janë në një vend të sigurt dhe po kujdesemi për ta”, kishte shkruar ajo në profilin e saj në Facebook. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Aeroplani supersonik që ishte më i shpejtë se Concorde

Aeroplani supersonik që ishte më i shpejtë se Concorde

Amerika
Beteja për Berdychi, ukrainasit me Bradley-t amerikanë shkatërrojnë autoblindat dhe tanket ruse në afërsi të Avdiivka

Beteja për Berdychi, ukrainasit me Bradley-t amerikanë shkatërrojnë autoblindat dhe tanket ruse në afërsi të Avdiivka

Evropa
Kievi pretendon se ushtrisë ruse i kanë shkatërruar mbi 500 autoblinda brenda çdo muaji, që nga fillimi i luftës

Kievi pretendon se ushtrisë ruse i kanë shkatërruar mbi 500 autoblinda brenda çdo muaji, që nga fillimi i luftës

Evropa
Ua mësynë pozicioneve të ukrainasve, duke mos ditur se ishte kurth – momenti kur konvoji i tankeve dhe autoblindave ruse shkatërrohet

Ua mësynë pozicioneve të ukrainasve, duke mos ditur se ishte kurth – momenti kur konvoji i tankeve dhe autoblindave ruse shkatërrohet

Evropa
Gjatë vozitjes së rrezikshme u përplas me BMW-në e tij direkt me një veturë tjetër, motoçiklisti britanik që ishte prapa tij fluturoi poshtë urës

Gjatë vozitjes së rrezikshme u përplas me BMW-në e tij direkt me një veturë tjetër, motoçiklisti britanik që ishte prapa tij fluturoi poshtë urës

Evropa
Rusia vazhdon me dezinformim, historia e rreme e vdekjes së mbretit Charles III u përhap nga mediat pro-Kremlin

Rusia vazhdon me dezinformim, historia e rreme e vdekjes së mbretit Charles III u përhap nga mediat pro-Kremlin

Evropa
Kalo në kategori