LAJMI I FUNDIT:

Njihuni me fisin Korowai, ata jetojnë në “banesat” majë pemëve – deri para 50 vitesh nuk e dinin se jetojnë edhe njerëz të tjerë (Foto/Video)

Njihuni me fisin Korowai, ata jetojnë në “banesat” majë pemëve – deri para 50 vitesh nuk e dinin se jetojnë edhe njerëz të tjerë (Foto/Video)
-->

Mendohet se deri në vitin 1970, fisi misterioz Korowai i Papuas juglindore, Guinea e Re indoneziane, nuk ishin në dijeni të ekzistencës së ndonjë populli tjetër në tokë.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, fisi është i njohur për “banesat” e tyre majë pemëve, të dallueshme që ngritën mbi xhungël, të dizajnuara fillimisht për të shmangur sulmet e klaneve rivale që synojnë kapjen e njerëzve për skllavëri ose madje kanibalizëm.

Ata janë thuajse të zhveshur, hanë fruta, insekte dhe kafshë që i sigurojnë nga gjuetia, ndërkohë që mbrohen me heshta dhe harqe si para qindra vitesh.

Fotografitë e fisit i cili mendohet se ka rreth 3 mijë anëtarë janë bërë nga fotografja Eric Baccega, pasi vizitës që i bëri këtij fisi.

Siç thuhet më tej, Korowai i përmbahet traditës së vjetër, miteve, rrëfimeve popullore, dhe besojnë se paraardhësit e tyre të vdekur mund të kthehen në vendin e të gjallëve në çdo kohë.

Thuhet se disa klane i frikësohen perëndimorëve, pasi nuk i kanë parë kurrë ata dhe të huajt janë quajtur ‘demonët e fantazmave’.

Kontakti i parë i dokumentuar me botën perëndimore ishte kur një grup shkencëtarësh u takua me anëtarët e një klani, në mars të vitit 1974.

E në maj të vitit 2006, udhërrëfyesi dhe reporteri Paul Raffaele udhëhoqi një ekuipazh televiziv australian për të takuar këtë fis.

Në një artikull për Smithsonian, Raffaele tha: “Korowai janë ndër shumë pak fise që besohet të hanë mish njerëzor”.

“Shumica e Korowai ende jetojnë me njohuri të pakta të botës përtej vendit të tyre. Disa thonë se vrasin dhe hanë shtrigat mashkullore që ata i quajnë “khakhua”.

Antropologët dyshojnë se kanibalizmi nuk praktikohet më nga klanet Korowai. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
'I trajtuar si qen': Burri nga Nepali rrëfen tmerrin që ka përjetuar, pasi u rekrutua për të luftuar për rusët në Ukrainë, si mijëra të tjerë

'I trajtuar si qen': Burri nga Nepali rrëfen tmerrin që ka përjetuar, pasi u rekrutua për të luftuar për rusët në Ukrainë, si mijëra të tjerë

Botë
Po dërgonte porosinë, shpërndarësi kinez i ushqimit nuk e sheh që nuk kishte ashensor – bie në gropë dhe lëndohet rëndë

Po dërgonte porosinë, shpërndarësi kinez i ushqimit nuk e sheh që nuk kishte ashensor – bie në gropë dhe lëndohet rëndë

Azia
Aeroplani supersonik që ishte më i shpejtë se Concorde

Aeroplani supersonik që ishte më i shpejtë se Concorde

Amerika
Momentet para tmerrit kur një burrë gjeti vdekjen pasi ra nga “balona me ajër të nxehtë” në Melburn të Australisë

Momentet para tmerrit kur një burrë gjeti vdekjen pasi ra nga “balona me ajër të nxehtë” në Melburn të Australisë

Australia
Kievi pretendon se ushtrisë ruse i kanë shkatërruar mbi 500 autoblinda brenda çdo muaji, që nga fillimi i luftës

Kievi pretendon se ushtrisë ruse i kanë shkatërruar mbi 500 autoblinda brenda çdo muaji, që nga fillimi i luftës

Evropa
Beteja për Berdychi, ukrainasit me Bradley-t amerikanë shkatërrojnë autoblindat dhe tanket ruse në afërsi të Avdiivka

Beteja për Berdychi, ukrainasit me Bradley-t amerikanë shkatërrojnë autoblindat dhe tanket ruse në afërsi të Avdiivka

Evropa
Kalo në kategori