LAJMI I FUNDIT:

Njeriu që “vdiq” 27 herë: Të vdesësh është njësoj si të jesh në gjumë

Njeriu që “vdiq” 27 herë: Të vdesësh është njësoj si të jesh në gjumë

Një britanik “ka vdekur” 27 herë brenda 24 orëve, por punonjësit e një qendre mjekësore të qytetit të Worcester kanë arritur ta kthejnë në jetë, disa herë, raporton gazeta “The Sun”.

Sipas gazetës, më 17 dhjetor të vitit të shkuar Ray Woodhall, 54 vjeç, ndjeu një dhimbje akute në gjoks ndërkohë që luante futboll.


Woodhall ra pa ndjenja dhe u dërgua menjëherë në spital. Rezultoi se dhimbja në gjoks dhe të fiktit ishin efektet e një sulmi në zemër. Më pas në spital zemra i pushoi edhe 26 herë të tjera.

Por pavarësisht kësaj, falë ekipit të kardiologjisë së Workcestershire Royal Hospital, ai arriti të mbijetonte pas 24 orëve që qëndronte mes jetës dhe vdekjes.

“Më thanë se nuk kishin dëgjuar ndonjëherë që një njeri “të vdiste” kaq shpesh dhe arsyeja e vetme përse jam këtu është për ata” tha ai për “The Sun” duke shtuar se “personeli i spitalit ishte i mrekullueshëm dhe u detyrohem gjithçka”.

Woodhall gjithashtu ka treguar se “të vdesësh” ishte si të flesh dhe kjo ishte ajo që mendonte se i ndodhte derisa personeli mjekësor i tha se “kishte ikur”, transmeton tiranaobserver.

Si rezultat i eksperiencës së tij Woodhall humbi 20% të funksionit të zemrës, por falë vendosmërisë dhe eksperiencës sportive u stabilizua dhe është në rikuperim, duke ëndërruar të luajë sërish futboll.

Në trend Fun

Më shumë
Konsumoi cigare, nuk u ushqye shëndetshëm dhe në moshën 110-vjeçare nuk vuan nga ndonjë sëmundje – njihuni me burrin nga New Jersey

Konsumoi cigare, nuk u ushqye shëndetshëm dhe në moshën 110-vjeçare nuk vuan nga ndonjë sëmundje – njihuni me burrin nga New Jersey

Interesante
Birrë dhe udhëtime me taksi falas për të joshur qytetarët të votojnë në qytetin indian

Birrë dhe udhëtime me taksi falas për të joshur qytetarët të votojnë në qytetin indian

Interesante
Historia e konkurrentit të 'shfaqjes më mizore në botë' – e kuptoi se teksa po jetonte i zhveshur, po ndiqej nga miliona njerëz

Historia e konkurrentit të 'shfaqjes më mizore në botë' – e kuptoi se teksa po jetonte i zhveshur, po ndiqej nga miliona njerëz

Interesante
Disa fotografi “kundër stresit” që ndoshta duhet t'i shikoni pas një dite të vështirë

Disa fotografi “kundër stresit” që ndoshta duhet t'i shikoni pas një dite të vështirë

Fun
Macja mbeti pa mikeshën më të mirë, reagimi i saj “thyen zemrat”

Macja mbeti pa mikeshën më të mirë, reagimi i saj “thyen zemrat”

Interesante
A mund ta gjeni fshesën në mesin e shumë rrobave?

A mund ta gjeni fshesën në mesin e shumë rrobave?

Interesante
Kalo në kategori