LAJMI I FUNDIT:

“Mania” për postime dhe komentime: “Luftëtarët” e internetit! (Video)

“Mania” për postime dhe komentime: “Luftëtarët” e internetit! (Video)
-->

Pse kaq shumë njerëz përdorin internetin për të ngacmuar dhe për kërcënuar të tjerët, dhe për ta mbështetur lirinë e shprehjes në kufijtë e saj?

Regjisori Kyrre Lien nga ditorja prestigjioze Guardian, takon grupe individësh në gjithë botën, të cilët kalojnë kohën e tyre duke debatuar në internet për temat që atyre ju interesojnë. Ata ndjejnë se janë luftëtarë të çështjeve të tyre personale, e shpesh të lënë pas nga shoqëria offline (jashtë internetit) meqë besojnë se veç ata i kanë përgjigjet e duhura, transmeton Telegrafi.

Platformat online janë mjetet e tyre të preferuar për të shprehur mendimet që të tjerët mund t’i kundërshtojnë, sidomos me gjuhën që shpesh ofendon. Por, a sillen ata në të njëjtën mënyrë kur janë offline, pra kur nuk janë të kyçur në internet?

Dokumentari takon karakteret në shtëpitë e tyre, në hapësirat e tyre të preferuara, shpesh para monitorëve apo telefonave ku kalojnë orë të tëra duke shkruar komente. Disa nga ta kanë bërë mbi 175 mijë postime në Twitter, ndërsa komentimet i marrin si copëza të ditarit.

Pa kërkuar miratimin ose gjykimin e të tjerëve, ata përpiqen të shpjegojnë në botën offline nëse qëndrojnë prapa pikëpamjeve që i shprehin në online.

Në dokumentar hasen njerëz të ndryshëm: disa që i urrejnë emigrantët e kërcojnë t’i vrasin; disa që mbështesin më shumë shtazët se njerëzit; disa që bezdisen nga Lady Gaga; disa që mbështetësin Donald Trumpin; dhe refugjatët që luftojnë nga larg regjimin sirian të Bashar al-Assadit. Karakteret lexojnë komentet e tyre me zë dhe japin mendimet se pse i kanë shkruar ato.

Por, a tregojnë ndonjë keqardhje për dëmin që mund të ketë shkaktuar? A ka ndonjë vend në mendjet e tyre për pranimin e ideve të të tjerëve?

Për më shumë, shikojeni këtë dokumentar unik për kohën në të cilën jetojmë. /Telegrafi/