0Shares

Nëse ndjeheni më pak të kënaqur me Facebook se sa që keni qenë, nuk jeni vetëm. Një hulumtim i ri nga Bridge Ratings tregon se përdoruesit e Facebook janë duke u bërë më të pakënaqur me shërbimin, dhe mund të jetë për shkak se janë lodhur nga bombardimi nga shoqëria e tyre me pastime politike.

Prej 2012 deri në 2017, numri i njerëzve nga demografi të shumta të cilët thonë se nuk po e përdorin aq shumë Facebook, është rritur.

Rënia më e madhe e përdorimit u vërejt tek mes 35 deri 44 vjecarëve, njerëz të cilët ishin në universitet ose sapo e kishin përfunduar atë kur Facebook është lansuar për herë të parë.

Në 2012, 25 për qind e tyre deklaruan se nuk po e përdorin Facebook aq shumë në krahasim me sa e kanë përdorur shërbimin më herët. Ky numër u rrit në 40 për qind në 2017.

Mund të supozohet se kjo grupmoshë mund të mos jetë duke e përdorur Facebook për shkak të obligimeve të tyre me punë dhe rritjen e fëmijëve, mirëpo rënia është vërejtur edhe tek grupmoshat tjera.

Megjithatë, këta numra nuk tregojnë që Facebook nuk është ende i famshëm. Platforma është ende rrjeti social më i famshëm në botë, në një diferencë të lartë me platformat tjera. Sipas eMarketer, Facebook arrin të ketë 9 prej 10 përdoruesve të mediave sociale.

Sidoçoftë, këta numra mund të jenë arsyeja pse Facebook po ndërron fokusin për në video. Kjo mund të jetë një mënyrë e re për të marrë vëmendjen e njerëzve.

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)