LAJMI I FUNDIT:

Njerëzit e suksesshëm i bëjnë çdo ditë këto gjëra, provoni edhe ju

Njerëzit e suksesshëm i bëjnë çdo ditë këto gjëra, provoni edhe ju
GettyImages

Jeta na ofron një sasi të limituar kohe dhe resursesh, dhe pavar[sisht çfarë bën me jetën tënde, ti duhet të punosh me këto burime të kufizuara për të realizuar çdo gjë.

Një nga të vërtetat më të dhimbshme është se njerëzit për të qenë të suksesshëm heqin dorë nga disa pëlqime të caktuara.


Jo vetëm punë dhe as vetëm argëtim. Njerëzit e suksesshëm gjejnë balancën midis punës, familjes, miqve dhe hobeve. Ja se çfarë bëjnë ata për t’i bërë të gjitha pa i humbur energjitë vetëm në një aktivitet.

Fokusohen në minutat, jo në orët

Njerëzit e suksesshëm janë të vetëdijshëm se dita i ka 1,440 minuta, dhe nuk ka asgjë më të vlefshme sesa koha. Paranë mund ta humbni dhe ta fitoni prapë, por koha e shpenzuar asnjëherë nuk mund të kthehet.

Duhet t’i mjeshtëroni dhe shfrytëzoni minutat, nëse veç dëshironi ta mjeshtëroni dhe shfrytëzoni jetën në mënyrën më të mirë, transmeton Telegrafi.

Fokusohen vetëm në një gjë

Njerëzit ultra-produktiv e dinë se cila është detyra e tyre kryesore dhe fokusohen në të çdo mëngjes nga dy orë.

Cila detyrë e ka rolin kryesor në arritjen e qëllimit tuaj? Atëherë në atë duhet t’i dedikoni mëngjeset tuaja çdo ditë.

Arrijnë në shtëpi për darkë

Njerëzit e suksesshëm në jetë i din vlerat kryesore të jetës. Po, puna është vlerë e jetës, mirëpo është edhe familja, ushtrimet etj.

Ata i ndajnë 1,440 minutat e ditës në atë mënyrë që të kalojnë kohë me secilën vlerë të jetës.

E ndjekin rregullën 80/20

Kjo rregull ndryshe është e njohur edhe si Pareto Principle, dhe në shumicën e rasteve 80% e rezultateve vijnë nga 20% e aktiviteteve.

Njerëzit ultra-produktiv e dinë se cilat aktivitete i sjellin rezultatet më të mahnitshme, prandaj edhe fokusohen në to. /Telegrafi/