0Shares

Një vajzë e re me disa kilogramë të tepërt, gjithmonë frikësohej se i dashuri i saj do ta tradhtoj një ditë me “vajza më të dobëta”, dhe duket se frika e saj më e madhe u bë realitet një ditë.

Ajo kishte angazhuar një kompani të specializuar për realizimin e kamerave të fshehta, duke dashur ta testoj besnikërinë e tij me një femër “më të dobët”, e cila është pjesë e kamerës së fshehtë por që ai nuk është në dijeni për këtë, transmeton Telegrafi.

Dhe në momentin që dyshja kinse takohen rastësisht në një kafiteri, sjelljet e tij ndryshojnë plotësisht ashtu siç edhe kishte menduar e dashura e tij.

Ai për në asnjë moment nuk hezitoi që të inkuadrohet në bisedë me të duke u dukur në fillim si një bisedë miqësore, por pas disa momenteve joshje u shndërrua në diçka më shumë.

Kur aktorja e kamerës së fshehtë e pyeti atë nëse kishte të dashur, ai iu përgjigj duke i thënë “jo”, dhe kjo mjaftoi që t’ia rrit dyshimin partneres së tij rreth besnikërisë së tij.

Por ajo çfarë i vuri “kapakun” situatës ishte momenti kur ai filloi ta fërkoj organin gjenital, duke i dhënë shenja se dëshiron më shumë se miqësi.

Sikur kjo të mos mjaftonte, ajo vendosi t’i telefonoj se gjithçka ka përfunduar mes tyre, dhe se flirtin e tij me një femër tjetër e kishte shikuar me vëmendje përmes një ekrani. /Telegrafi/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)