LAJMI I FUNDIT:

Një trajner për Kombëtaren, Bushi: I vështirë zëvendësimi i De Biasit (Video)

Një trajner për Kombëtaren, Bushi: I vështirë zëvendësimi i De Biasit (Video)
EPA/ARMANDO BABANI

Prej ditësh ka filluar kërkimi i stafit teknik të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe drejtuesve të këtij institucioni për të gjetur zëvendësin e De Biasit.

Situata ende nuk është e qartë nëse do të gjendet një trajner i përkohshëm apo afatgjatë edhe për Eliminatoret e ardhshme të Europianit të 2020-s. Për momentin janë sfumuar dy nga kandidaturat e përfolura. I pari Paolo Tramezzani, i cili firmosi pak ditë më parë me Sionin në Zvicër dhe i dyti, Alban Bushi, aktualisht trajner i Shpresave, por që ishte emri i parë që ka patur presidenti Duka, për zgjidhjen emergjente për këto ndeshje të mbetura.

“Do të ishte absurde të mendoja në këto momente për të drejtuar ekipin e parë A. Sapo kam filluar një eksperiencë me ekipin Shpresa dhe jam shumë i kënaqur dhe i përqendruar tek kjo punë”, shprehet Alban Bushi.

Për Bushin, si një nga bashkëpunëtorët e De Biasit, tregon se largimi i trajnerit italian në këtë fazë të Eliminatoreve të Botërorit ka hapur probleme me skuadrën.

“Teknikisht nuk është mirë që trajner u largua në këtë moment, megjithatë stafi teknik i Federatës shumë shpejt do ta gjejë zëvendësuesin. Aktualisht skuadra është e plotë dhe trajneri që do të vijë do ta ketë shumë më të thjeshtë punën me këtë grup”, thotë Bushi.

Ndërkohë, sa i përket ekipit Shpresa, kuqezinjtë U21 kanë filluar eliminatoret e Kampionatit Europian, ku kanë zhvilluar vetëm një ndeshje zyrtare me Estonin në “Elbasan Arena”, të cilën e barazuan 0-0. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

La Liga
Nuk ishte vetëm dëshira e Mbappes, te PSG zbulojnë se kush tjetër konsiderohet fajtor për largimin e francezit

Nuk ishte vetëm dëshira e Mbappes, te PSG zbulojnë se kush tjetër konsiderohet fajtor për largimin e francezit

Ligue 1
“Nuk pendohem që e shita, ishte marrëveshje e mirë” - pronari i Cluj flet pas shitjes së Ermal Krasniqit

“Nuk pendohem që e shita, ishte marrëveshje e mirë” - pronari i Cluj flet pas shitjes së Ermal Krasniqit

Ligat tjera

"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
Kalo në kategori