LAJMI I FUNDIT:

Një tjetër tërheqje nga lista e PD-së në Shkodër

Një tjetër tërheqje nga lista e PD-së në Shkodër

Pas kryetarit të degës së Partisë Demokratike në Shkodër, Ramiz Çobaj, një tjetër emër në listën e kandidatëve të këtij qarku ka vendosur tërheqjen.

Bëhet fjalë për Helidon Bushatin, i cili ndodhej i katërti në listën e demokratëve. Por tërheqja e tij është bërë për përfshirjen e një tjetër emri që do të përfaqësojë rrethin e Pukës.

Vendimin e tërheqjes, Bushati e ka bërë publik përmes rrjeteve sociale.

“Jam fort i privilegjuar dhe i nderuar që zoti Basha me bëri pjesë të ekipit të tij dhe akoma më shumë ndihem nën përgjegjësi për këtë rol që më është ngarkuar.

Pikërisht nisur nga këto detyrime që ndjej, duke analizuar rrethanat politike e specifike të Qarkut të Shkodrës, kam vendosur të tërhiqem nga lista, ku unë gëzoj një vend të sigurtë fitues i renditur i katërti, për t’i hapur rrugën një maksimalizimi të rezultatit të Partisë Demokratike në këto zgjedhje.

Unë besoj se politika nuk është vetëm të marrësh, por edhe të japësh. Po e bëj këtë hap, për interesin më të mirë të demokratëve, para të cilëve, dhe para qytetarëve të Shkodrës, do të jem gjithnjë në shërbim”, shkruan Bushati në Facebook.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Lajme
Kalo në kategori