LAJMI I FUNDIT:

Një tjetër këngë verore po vjen! Dhurata Dora shpalos detajet e bashkëpunimit më të ri me Lumi B (Foto)

Një tjetër këngë verore po vjen! Dhurata Dora shpalos detajet e bashkëpunimit më të ri me Lumi B (Foto)

Këngëtarja e njohur Dhurata Dora dhe reperi Lumi B së shpejti do të sjellin bashkëpunimin e tyre më të ri.

Në një intervistë ekskluzive për Telegrafin, Dhurata shpalos detajet e këtij bashkëpunimi shumë interesant, që me gjasë do të jetë një nga hitet e verës 2017.

“Kemi përfunduar punën për këngën tonë më të re në bashkëpunim me Lumi B. Ideja për bashkëpunim erdhi nga vetë Lumi i cili më bëri ftesë, dhe kur dëgjova pastaj këngën, më pëlqeu dhe pranova me kënaqësi këtë bashkëpunim”, tha Dhurata Dora për Telegrafin.

Dhurata Dora dhe Lumi B së shpejti në bashkëpunim

E pyetur rreth bashkëpunimit se sa është ndarë e kënaqur, Dhurata thotë se ka qenë e kënaqur mjaft, ndërsa tregon edhe për producentin i cili ka punuar këngën, por duke lënë për fansat edhe disa detaje tjera befasi.

“Kënga është ritmike verore dhe është punuar nga Big Bang në studion ‘RedBox’, për detaje tjera do i lëmë befasi për publikun. Por mund të them se jam ndarë shumë e kënaqur nga bashkëpunimi me Lumin, sepse na ka shkuar i gjithë projekti ashtu siç e kemi menduar”, tregon më tej ajo.

Dhurata Dora

Ditë më parë kanë përfunduar edhe xhirimet e klipit, në të cilin dyshja do të vijnë mjaft të freskët dhe të kuruar në çdo detaj. Për Telegrafin, Dhurata tregon se klipi është duke u punuar nga labeli, i cili e ka nën menaxhim.

“Xhirimet e klipit i kemi përfunduar në Shqipëri nga MAX Production, ku jam pjesë e kësaj kompanie. Sigurisht që do shfaqen më ndryshe në klip se herët tjera, kjo gjë është normale, pasi çdo herë vij me risi”, shprehet këngëtarja për Telegrafin.

Lumi B

E pyetur për angazhimet gjatë verës, këngëtarja tregoi se do të jetë shumë e zënë me aktivitete muzikore, por që nuk do të mungojnë edhe projekte tjera të reja nga ajo.

“Jam shumë e angazhuar gjatë sezonit veror, ndoshta më shumë se vitet tjera. Ndërsa kam edhe një projekt tjetër që do ta lansoj së shpejti gjatë muajve të nxehtë”, përfundoi Dhurata rrëfimin e saj. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Zbulohet arsyeja pse Kate Middleton e dha e vetme mesazhin për sëmundjen e kancerit, pa prezencën e Princit William

Zbulohet arsyeja pse Kate Middleton e dha e vetme mesazhin për sëmundjen e kancerit, pa prezencën e Princit William

Magazina
Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Magazina
Modelja ndan përvojën e tmerrshme në Maldive, tregon se çfarë u ndodhi gjatë pushimeve të shtrenjta

Modelja ndan përvojën e tmerrshme në Maldive, tregon se çfarë u ndodhi gjatë pushimeve të shtrenjta

Magazina
Revista 'People' i kushton artikull prindërve të Rita Orës: Si vajza që këndonte në lokalin e babait të saj, u bë një yll botëror

Revista 'People' i kushton artikull prindërve të Rita Orës: Si vajza që këndonte në lokalin e babait të saj, u bë një yll botëror

Magazina
Sin Boy sulmohet brutalisht në një sallon bukurie, teksa po hynte 'live' në TikTok?

Sin Boy sulmohet brutalisht në një sallon bukurie, teksa po hynte 'live' në TikTok?

Magazina
Monika Salihu mes dy melodive: asaj të jetës dhe karrierës -

Monika Salihu mes dy melodive: asaj të jetës dhe karrierës - "Çika e boksierit" flet për muzikën, personalen dhe përkushtimin ndaj fesë

Butrint Avdyli
Kalo në kategori