LAJMI I FUNDIT:

Një shqiptar në finalen e Ligës së Kampionëve për të rinj pasi eliminoi Barcelonën (Foto/Video)

Një shqiptar në finalen e Ligës së Kampionëve për të rinj pasi eliminoi Barcelonën (Foto/Video)

Një futbollist shqiptar do të luajë në finalen e Ligës së Kampionëve.

Nuk bëhet fjalë për garën e të rriturve, por për atë të të rinjve të moshës U-19.


Sulmuesi 18-vjeçar, Mërgim Berisha, bashkë me skuadrën e tij RB Salzburg U-19 kanë eliminuar gjigantët e Barcelonës U-19 në gjysmëfinale duke fituar ndeshjen me shifrat 1-2.

Futbollisti i talentuar shqiptar ishte në fushë për 90 minuta të plota por nuk arriti të gjente rrugën e rrjetës. Ai u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 39.

Në finale Salzburgu U-19 do të ndeshet me Benfican U-19 e cila eliminoi Realin e Madridit U-19, shkruan panoramasport.

Berisha me fanellën e RB Salzburg kundër Barcelonës

Mërgim Berisha, i cili ende nuk ka zgjedhur se cilën kombëtare do të përfaqësojë mes Shqipërisë, Kosovës, Austrisë apo Gjermanisë, po zhvillon një sezon fantastik.

Ai ka shënuar 13 gola në ligën e dytë austriake ku aktivizohet me ekipin e dytë të Salzburgut dhe gjithashtu ka gjetur rrjetën 7 herë në Ligën e Kampionëve për të rinj me Salzburgun U-19.