LAJMI I FUNDIT:

Një muaj paraburgim për personat në rastin “Kleçka”

Një muaj paraburgim për personat në rastin “Kleçka”

Një gjyqtar i EULEX-it në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë ua caktoi nga një muaj paraburgim katër personave të akuzuar në rastin e krimeve të luftës të ashtuquajtur “Rasti Kleçka”.

Paraburgimi për një periudhë prej një muaji iu është shqiptuar të pandehurve Behlul Limaj, Refki Mazreku, Sabit Shala dhe Besim Shurdhaj.

“Të pandehurve Shaban Shala dhe Arben Krasniqi ju është shqiptuar arresti shtëpiak në kohëzgjatje prej një muaji së bashku me ndalesën për të kontaktuar ose vizituar personat me të cilët ata nuk banojnë dhe atyre u janë konfiskuar dokumentet e udhëtimit”, thuhet në një njoftim të EULEX-it.


Një trup gjykues i përzier i përbërë nga tre gjyqtarë të EULEX-it dhe dy gjyqtarë vendas, i kryesuar nga një gjyqtar i EULEX-it në Gjykatën Supreme, më herët gjatë ditës kishte urdhëruar rigjykim kundër këtyre të pandehurve në pjesën e dytë të rastit të ashtuquajtur Kleçka.

Ndërkaq, në pajtim me nenin 287(2), 283(3) dhe (4) të Kodit të Procedurës Penale të Kosovës secili i akuzuar mund të parashtrojë ankesë kundër këtij vendimi brenda 24 orëve të pranimit të këtij vendimi.

Rasti është duke u ndjekur penalisht nga një prokuror i posaçëm i EULEX-it nga Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK). /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Lajme
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Politikë
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori