LAJMI I FUNDIT:

Një imazh i Nënës Terezë kur ishte e re (Foto)

Një imazh i Nënës Terezë kur ishte e re (Foto)

Anjezë Gonxhe Bojaxhiu – Nënë Tereza është figura më e njohur shqiptare në mbarë botën.

Ajo lindi në Shkup, Maqedoni, atëherë pjesë e Vilajetit të Kosovës në Perandorinë Osmane. Pasi kishte jetuar në Maqedoni për tetëmbëdhjetë vjet, ajo u shpërngul në Irlandë dhe më pas në Indi, ku jetoi pjesën më të madhe të jetës së saj.


Nënë Tereza fëmijërinë e kishte kaluar në Shkup, ku mori edhe mësimet e para në një shkollë shqipe, ku po ashtu e kreu dhe gjimnazin, por në gjuhën serbo-kroate.

Kadare: Goditjet kundër Nënë Terezës dhe Skënderbeut, turpi i kombit
Lexo po ashtu Kadare: Goditjet kundër Nënë Terezës dhe Skënderbeut, turpi i kombit

Ajo në rininë e saj kishte tri pasione: të bëhej mësuese, të shkruante dhe recitonte poezi dhe të kompozonte e të luante muzikë. Emrin “Tereza” e mori kur ishte 18 vjeçe dhe u dorëzua murgeshë.

Imazhi i mëposhtëm ju prezanton me një fotografi të rinisë së hershme të Nënës Terezë.

Kështu dukej Anjezë Gonxhe Bojaxhiu – Nënë Tereza, në rininë e saj

Më 4 shtatori 2016, ajo u shënjtërua në Vatikan nga Papa Francesku, ndërsa emri i saj njihet dhe lëvdohet në gjithë botën për fushatat sensibilizuese dhe kauzat e shumta bamirëse, që janë ndërmarrë nga vet ajo ndër vite në të mirë të njerëzimit. /Telegrafi/