0Shares

Sulmuesi egjiptian, Mohamed Salah pritet të largohet nga Roma.

Gjiganti anglez, Liverpool pritet të jetë skuadra e tij e ardhshme, pasi dy skuadrat kanë arritur marrëveshje për shumën e 45 milionë eurove.

Por Roma nuk po qëndron duarkryq, pasi ka gjetur edhe zëvendësimin e egjiptianit.

Fjala është për sulmuesin holandez, Quincy Promes i cili ka shkëlqyer në kampionatin rus me Spartakun e Moskës.

25-vjeçari ishte më meritori që Spartak u shpall kampione e Rusisë, duke shënuar 12 gola dhe duke dhuruar 10 asistime.

Roma është e gatshme të paguajë rreth 25 milionë euro për transferimin e anësorit këmbëshpejtë. /Telegrafi/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)