LAJMI I FUNDIT:

Një gjë me siguri e bëni gabimisht: Ja si t’i ngrohni më së miri shputat e ftohta

Një gjë me siguri e bëni gabimisht: Ja si t’i ngrohni më së miri shputat e ftohta

Sado që të mbathni çorape, shputat ju janë akoma të ftohta – kjo do të thotë që edhe i gjithë trupi juaj nuk mund të jetë i ngrohtë. Këtë telash është e lehtë ta zgjidhni

Pos që “në fund” të trupit, shputat ju janë të ftoha dhe për atë që në to nuk ka muskuj të mjaftueshëm për t’i ngrohur.


Shumica mbathin disa çorape, mirëpo ato mund edhe ta përkeqësojnë gjendjen – sa më shumë i shtrëngoni, ato shputat do të jenë edhe më të ftohta, sepse ulin qarkullimin e gjakut.

Më mirë është (kur jeni në shtëpi) të mbathni një palë çorape të trasha, të rehatshme të leshit të pastër, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, më me rëndësi është që të hani ushqime të cilat nxisin qarkullimin e gjakut, siç janë vaji i peshkut dhe xhenxhefili.

Gjithashtu, ulni sasinë e kafeinës, por shtoni dozën e citruseve (limonit, portokallit, mandarinave).

Magnezi gjithmonë është zgjidhje e mirë. Provoni me shtesat e ushqimit, mirëpo më të mira janë ato me burim natyrale siç janë bananet dhe panxhari i kuq.

Çdo mbrëmje, para se të shkoni të flini, bëni masazh shputave me vaj rozmarine, ndërkaq çdo të dytën mbrëmje fusni në ujë.

Në një legen qitni ujë të ngrohtë, ndërkaq në një tjetër ujë të ftohtë dhe pastaj në mënyrë alternative fusni këmbët në legenin e parë dhe në të dytin.

Është me rëndësi që të kini kujdes që procedurën gjithmonë ta filloni dhe ta përfundoni me ujë të ngrohtë, në mënyrë që të arrini efekt sa më të mirë. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori