0Shares

Shkurti do të shënojë kalimin e hënës para diellit duke shkaktuar kështu një eklips diellor.

Megjithatë, përcjell noa.al, ky fenomen natyror do të mund të shihet vetëm në disa vende. Hëna do të kalojë para diellit më 26 shkurt, duke e lënë një hallkë të vogël drite përreth tij.

Fenomeni natyror do të fillojë në Kili dhe do të shihet në disa pjesë të Amerikës Jugore në mëngjes. Më pas ai do të jetë i dukshëm edhe në Jug të Oqeanit Atlantik dhe në Afrikën Jug-Perëndimore.

Kështu që eklipsi do të shihet vetëm në Afrikë Jugore dhe Perëndimore, Amerikë Jugore, Paqësor, Atlantik, Oqeanin Indian dhe Antarktidë.

Por, ne nuk do e kemi mundësinë për të parë këtë fenomen të jashtëzakonshëm qiellor.

Të Ngjajshme

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi. Ju lutem lexoni rregullat këtu.

Shfaq Komentet (0)