0Shares

Rihanna është detyruar të kërkojë ndihmë mjekësore pasi një fans e ka goditur me shishe duke shkaktuar rrëzimin e këngëtares, e cila e ka lënduar gjurin.

Ylli i muzikës R&B ishte duke u larguar nga një klub nate në Londër të shtunën mbrëma së bashku me shoqen e saj Cara Delevingne, kur një mashkull e ka gjuajtur me shishe.

Përveç 24 vjeçares, ka mbetur i lënduar edhe truproja e saj, sepse është përpjekur që ta kapte sulmuesin, i cili ka thënë diçka për të dashurin e Rihannas, Chris Brown, para se ta hidhte shishen. /Telegrafi/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)