LAJMI I FUNDIT:

Një e treta e të rriturve diagnostikohen gabimisht me astmë

Një e treta e të rriturve diagnostikohen gabimisht me astmë

Doktori mund t’ju ketë thënë se vuani nga astma, por ja diçka që duhet ta keni në konsideratë: A jeni të sigurt se është astmë?

Mund të ketë arsye shumë të mira se përse duhet të dyshoni në diagnozën me astmë: Studimi i publikuar në “Journal of the American Medical Association”, ka zbuluar se 33 për qind e të rriturve të diagnostikuar me astma, faktikisht nuk kanë pasur astmë aktive, transmeton Telegrafi.

Hulumtuesit kanë vëzhguar 613 pjesëmarrësit e studimit për pesë vite dhe, pas testimeve të ndryshme dhe konsultimit me specialistë të mushkërive, hulumtuesit kanë deklaruar se një e treta e pjesëmarrësve nuk kishin pasur astma.

Disa nga ta kishin pasur sëmundje minore, siç janë alergjitë, dhe disa tjerë ishin diagnostikuar me sëmundje më serioze, siç është hipertensioni pulmonar. Ndërsa, 30 për qindëshi tjerë nuk kishin pasur asnjë sëmundje.

Shkak për diagnostikimin e gabuar me astmë, hulumtuesit thonë se ka qenë mungesa e testit të quajtur ‘spirometria’ – e cila tregon se sa shumë merrni dhe lironi frymë.

Për të diagnostikuar astmën, duhet të bëhet anamneza e sëmundjes dhe të bëhet ekzaminimi fizik. Më pas bëhen testet diagnostikuese, zakonisht diagnostikimi funksional pulmonar që përfshinë spirometrinë, matjen e kapacitetit të difuzionit, RTG e mushkërive dhe sinuseve paranazale ose tomografinë e kompjuterizuar, si dhe bronkoskopinë.

Më pas, mund të indikohen testet e gjakut për të përcaktuar nivelin e IgE jospecifike dhe specifike, të cilat janë të pranishme në sasi të mëdha gjatë sëmundjeve alergjike.

Teste të tjera përfshijnë testet bronkoprovokative (metakolinë, testin e acetilkolinës histamine) dhe teste që përjashtojnë kushte të tjera, siç janë refluksi gastroezofageal ose apnea obstruktive e gjumit. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Shëndetësi
Kalo në kategori