LAJMI I FUNDIT:

Nitaj: Ramush Haradinaj më 27 prill do të lirohet përfundimisht

Nitaj: Ramush Haradinaj më 27 prill do të lirohet përfundimisht

Zëdhënësi i AAK-së, Muharrem Nitaj, në një prononcim për Gazetën Blic ka thënë se akuzat e Serbisë kundër drejtë Ramush Haradinaj nuk kanë asnjë forcë juridike, dhe se ai do të lirohet përfundimisht.

“Akuzat e Serbisë kundër Ramush Haradinajt, nuk kanë asnjë forcë juridike, dhe ato nuk mund të jenë kurrfarë baze të një kërkese për ekstradimin e tij.” Nitaj ka theksuar se data 27 prill kur do të mbahet seanca e radhës në Francë për kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj do të jep rezultate pozitive.


“Natyrisht se ne presim që çështja të mbyllet përfundimisht dhe ai të lihet i lirë në punën dhe në agjendën e tij politike” tha ai. Aktakuzat e Serbisë dhe flet arrestet e saj, ndaj kreut të AAK-së sipas Nitajt janë thjeshtë përpjekje për të destabilizuar Kosovën.

Ramush Haradinaj tashmë e ka dëshmuar që është i pafajshëm tha zëdhënësi i AAK-së. “Ramush Haradinaj i ka spastruar hesapet me drejtësinë. Ai në dy raste është gjykuar, edhe në bazë të pretendimeve të Serbisë, dhe në të dyja rastet është shpallur i pafajshëm. Prandaj kundër tij nuk mund të ketë asnjë rast tjetër. Aktakuzat e Serbisë dhe flet-arrestet e saj, janë përpjekjet e fundit dëshpëruese për të destabilizuar Kosovën, dhe ato edhe në këtë rast do të mbeten si të tilla.”

Ramush Haradinaj është arrestuar me 4 janar të këtij viti nga autoritetet franceze, në bazë të një fletarrestimi ndërkombëtar të lëshuar nga shteti serb.